Sali Berisha:Dielli perendoi pergjithmone per amerikanin e madh, mikun e shquar te kombit shqiptar, Gjeneralin Colin Powell!

0
Dielli perendoi pergjithmone per amerikanin e madh, mikun e shquar te kombit shqiptar, Gjeneralin Colin Powell!
Te dashur, miq Gjenerali Colin Powell, ish sekretari i shtetit, ish shefi i shtabeve te Ushtrise se SHBA, njeri nga kolloset, personalitetet me te shquara te politikes se jashtme dhe te mbrojtjes se SHBA dhe mik i shquar i kombit shqiptar mbylli syte pergjithmone.
Karriera e Gjeneral Colin Powell eshte ajo e nje sherbetori te perkushtuar te kombit te tij, e nje strategu dhe gjenerali brilant dhe fitimtar e nje lideri te rralle me reputacion boteror te ushtrise dhe diplomacise se SHBA. Ai ishte nje mik i madh i kombit tone, qe me nismen e tij Karta e Adriatik 3 mbeshteti Shqiperine ne rrugen e anetaresimit te saj ne NATO. Ndjehem thellesisht i pikelluar nga ky lajm tragjik, kam patur privilegjin dhe fatin ta pres si mik ne viziten e tij private ne Shqiperi por dhe ta takoj ne viziten e tij zyrtare si sekretar shteti ne Tirane dhe me vone ne Washington si kryeminister i Shqiperise.
Keto takime dhe bisedat e mia me te do ti ruaj perjete si nje thesar te cmuar. Duke shprehur nderimin me te madh dhe mirenjojen e pakufishme i percjell ngushellimet e mia me te ndjera bashkshortes, familjareve, miqve dhe te afermve te Gjeneralit Colin Powell, une lutem se bashku me ta qe shpirti i madh i tij te gjej paqen e merituar. Amin. sb

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.