Rusi,/Ndërron jetë në burg ideri i opozitës , Alexei Navalny

0

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të premte në burgun e Rrethit Arktik.Sipas zyrtarëve të burgut, Navalny humbi vetëdijen teksa doli në ajrim dhe përpjekjet e për ta risjellë në jetë dështuan.Lajmin e dhanë agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar shërbimin e burgut.“Më 16 shkurt 2024, në koloninë nr 3, i dënuari Alexei Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, duke humbur vetëdijen”.Menjëherë kanë mbërritur mjekët e institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Mjekët e urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në deklaratë.

Kush ishte Alexei Navalny?

I lindur nga pronarë fabrikash në një fshat në perëndim të Moskës, Alexei Navalny u bë ndoshta kritiku më i madh i Putinit në pushtet. Ishte në gusht të vitit 2020 kur lufta e tij kundër presidentit rus mbushi titujt kryesorë botërorë.

Ai u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë dhe ra në koma nga helmimi.

Navalny u trajtua në Gjermani ku qeveria tha se ai ishte helmuar me një agjent nervor kimik nga grupi Novichok. Novichok u përdor në një sulm në mars 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia Skripal, në qytetin Salisbury.Navalny u kthye në Rusi në janar 2021 dhe u arrestua menjëherë nga autoritetet.Një muaj më vonë, një gjykatë në Moskë e dënoi Navalny me më shumë se dy vjet e gjysmë burg për shkelje të kushteve të provës nga një çështje e vitit 2014, ndërsa ai ishte në Gjermani.Në dhjetorin e kaluar, Navalny u transferua në burgun famëkeq që gjendet në një zonë të largët. Emri zyrtar i burgut është IK-3, por njihet më shumë si “Ujku polak”. Burgu gjendet afër 2.000 kilometra në verilindje të Moskës dhe ka rreth 1.050 të burgosur.Navalny u dënua me 19 vjet burgim në gusht të vitit 2023 nën akuza për ekstremizëm. Ai kishte deklaruar se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.