Rumani/Qyteti Timosoara pret kryebashkiakun e Shkodrës

0
Një vizitë pune në qytetin Timisoara në Rumani, që në vitin 2023 merr stafetën si Kryeqyteti Europian i Kulturës.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Gjatë ditëve të qëndrimit në këtë qytet pata kënaqësinë të zhvilloja një seri takimesh, me synim rritjen e fushave të bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me qytetet europiane. Me kryetarin e Bashkisë z. Dominic Fritz, Kryetarin e Qarkut z. Alin Adrian Nika dhe Prefektin z.Sorin Ionescu folëm gjatë mbi të përbashkëtat që kanë dy vendet tona, fushat e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave, veçanërisht në ato që lidhen me procesin e integrimit dhe rolin që kanë institucionet lokale.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur, kostum, ambiente të brendshme dhe zyrë
Kjo vizitë më shërbeu për të hapur mundësitë e zhvillimit të një sërë aktivitetesh e projektesh në fushën e kulturës, turizmit dhe historisë, që së bashku me institucionet e Timisoara do t’i implementojmë në Bashkinë Shkodër dhe anasjelltas.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe zyrë
Faleminderit “ALAR”(Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë), me Përfaqësues z. Luan Topciu, dhe Deputetit të pakicave kombëtare Rumune z. Bogdan Alin Stoica për krijimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.