RRUGA” MIRASH ZEF PREKA “I PERKET NJE NJERIU QE NUK HARROHET

0
Nga Prëlë MilaniNo photo description available.
Qysh nga dita e premte e 8 korrik 2022 dhe ne perjetesi rruga qe te ço ne fshatin historik te Lekajve ne Shale do te kete emrin e ciecronit, iedalistit, bujkut pjellor te arsimimit,veprimtarit te shquar te emacimpimit shoqerore, kuadrit me itegritet te larte dhe disidentit te pa shoq te Dukagjinit ne dimrin e plotfuqishem te diktatures.
Mundet qe ndonje nihilist te murmurase vete me vete.
-Ç’ne ky ish komunist qe punoi per diktaturen na dali me demokrat se martiret e flijuar nder prita e galerite e nen tokes.
Po, mana po Duakgjini ka shume martir anti komunist dhe shume viktima qe te vjen keq per fatin e tyre tragjik. Mariret nuk qahen as nuk mbulohen me qyrravitje blesfemike, maritiri flijohet , kendohet dhe mbulohet me dafina.
Ne si popull kemi shume probleme me te vertetat historike dhe vleresimin e personaliteteve sipas shkalles hierarkike te vlerave. Kur permendim fatosat e tradites, nuk kemi askend tjeter para Mehmet Shpendit. Ai nuk ishte me i zgjuar, me i pashem, as me i pushtetshem se bajraktaret bashkekohes,por more njez ata vdiqen ne shtrat prandaj nuk mund tu japet medalja e fatosit.
Vijme te lufta e shume perfolur e pa mohueshme atifashiste. Dukagjini duhet te ndihet mire qe ka nje hero te shkelqyer si Tome Kola. Çfaj ka ai se çfare bene te tjeret me lirine per te cilen fali jeten 20 vjeçare , prandaj nuk ka trushprarje e gjakshplarje me te madhe se te sulmosh çdo hero te vertete si Tome Kola.
Kur vjen rendi te vargu i gjate i çetes martire antikomuniste Dukagjini ka nje kryefjale Profesor Doktor Kole Prela, rreth te cilit jane misheruar vetite me te mira te nje inelektuali, atdhetari, demokrati dhe martori
Mariret dukagjinas te kishes jane tete vargmale paralele, por pena shkronjetare At Benardin Palajn e ngre ne Jezerce.
Mirash Zef Preka qendron vetmitare ne panteonin e disideteve tane.
Ishte me pushtet, me autoritet dhe me kushte shume komode familjare brenda atij oazi te çuditeshem ideologjik.U holl nga maja ne gremine jo se qe i çmendur, por se ishte idealiste dhe nuk pranoj te behej ortak i se keqes se madhe.
Nga mos dija apo dashakeqesia ndokush edhe mund te helle ndonje vickel?
Ani se pa fjale thoshte Mirashi nuk kane lene as Krishtin!
Le ta mesoje se paku vetem permbajtjen e keti trakti te vitit 1975 te hartuar dhe hedhur ne kutine postare ne bashkepunim me sy patremburin Martin Sokolin.
Thirrja heretike dhe frikshme u adresua per ne shkolla, Komitete te Rinise Reparte ushtarake, Ndermarrje dhe Kooperativa, madje e afishua dhe hodh edhe ne vende te hapura si te shtepia e oficerve te Kryqezimi i Drges se Brendshme, te Truma, ne Mes dhe Shllak.
” Kmiteti Qarkor Shqiperia e Lire i ben thirje popullit shqiptare te ngrihet ne kembe me vendosmeri kunder partise dhe qeverise per te nxjerre Shqiperine nga vuajtjet e renda. Kmiteti Qarkor Shqiperia e Lire denon pa meshire idete dhe veprimtaine diktatoriale te Enver Hoxhes.Rofshin idealet demokratike dhe perparimtare. Rofte Shqiperia e Lire!
Cili nga ne ju pergjigj kesaj thirje?!
-Cili nga ne pas daljes nga ai ferr burgoses dy shifrore do refuzonte oferten te kandidonte per deputet ne kohen kur shumica e komunisteve me fanatik u konvertuan pa dale drita.Vetem nje idealist shembullore si Mirash Zef Preka nuk pranoj te merrej me kurre me politike pasi nuk deshi te bente pis sakrificat e tij te pa shoqe.Miku i librit i diturise dhe mjeshtri i gojtarise Mirsh Zef Preka per afro dy dekada ka qendruar gju me gju mendjet me ndritura te Shqiperise se nen dheshme dhe me horat me kamufluar dhe doli burre prej ati zjarri shperfytyrues. Njeriu vdes kur harrohet. RRUGA MIRASH ZEF PREKA i perket nje njeriu qe nuk harrohet dhe qe do kujtohet e do jete ne syrin çdo udhetari qe shkon ne venlindjen e tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.