Publicistit dhe studiuesi i njohur malësor Ndue Bacaj boton librin e tretë të tij , me titullin miklues : Rrethimi Shkodrës (1912-1913) dhe Malësorët- i pamë në rrethanat e atyre kohëve. Libri siç e paralajmron edhe titulli i kushtohet njëres ndër luftrat mbrojtëse më komplekse të të gjithë historisë së trojeve të Shqiperisë Etnike , kundra shovenëve grabitqar fqinjë malazez e serbë. Kjo luftë mbrojtëse e shqiptarëve, ishte e ndërthurur (së bashku) me pushtuesin, rreth 450 vjeçar turko-osman , “mbeturinat” e të cilit po jepnin shpirt edhe në trojet shqiptare , por pasi per shekuj këta pushtues na kishin pushtuar jo vetem trojet , por na kishin pushtuar e tjetersuar mjaft nga kultura , zakonet , tradita dhe mbi të gjitha civilizimi Europerendimor. Fatkeqësisht nën pushtimin e “tjetersimin” turko-osman, Europa shpesh na kishte trajtuar si të huaj per kontinentin plak , duke u dhuruar fqinjëve tanë sllav ndër shekuj , mjaft troje etnike iliro-shqiptare. Kjo mënyrë e trajtimit të trojeve shqiptare në raport me sllavët (malazezëve e serbëve) dhe grekëve, u kishte dhënë zemër e rritur gryksinë për të ripushtuar e grabitur troje të tjera shqiptare . Një nga më të lakmueshmet ose “ëndërra e malazezve” kishte qënë Shkodra dhe rrethinat e saja. Pikrisht për realizimin e kësaj lakmie , malazezët duke perfituar nga mjerimi që kishte lënë kryengritja antiturke e Malësisë së Madhe e vitit 1911, mos mbajtja e premtimeve nga Stambolli, si dhe shfrytëzimi me dinakri i asaj pak ndihme, që u kishte dhënë qeveria malazeze malësorve kryengritësve do t’i shpallnin luftë Turqisë në tetor të vitit 1912. Me ketë luftë malazezët kishin si qellim final aneksimin e Shkodres e rrethinave , dhe vënien e Fuqive të Mëdha Europiane para faktit të kryer , në kohen e konferencës së Londres… Libri është mjaft miklues dhe plotë risi , pasi duket se del disi “jashtë traditës” që jemi mësuar të lexojmë nga ky autor, por edhe autorë të tjerë që kanë shkruar për ngjarje, data , njerzë dhe historinë e trojeve tona.. E themi këtë pasi ne jemi mësuar që historia e luftës dhe atyre që luftuan për mbrojtjen e trojeve tona dhe të drejtave njerzore e kombëtare, të ”pershkruhen” si të pagabueshëm, kur në të vertetë edhe ata kishin të “drejtë” të gabonin, se ishin njerzë (dhe gabimi është njerzor). Lufta mbrojtëse kundër pushtuesve malazezë e serbë e 1912-1913 , që në histori njihet si “Rrethimi i Shkodrës”, është një ndër ngjarjet historike për të cilën është shkruar më pak , madje edhe kur është shkruar , nuk ka shkuar “haku” te i zoti… Z.Bacaj në këtë libër me referenca të sakta , me vertetësi , por edhe me guxim na ka dhënë një pasqyrë të qartë dhe të pa-anshme të kesaj lufte për mbrojtjen e Shkodrës e më gjërë , si dhe ka evidentuar qartësisht qendrimin e “hutuar” të mjaft malësorëve , duke perfshirë edhe prijës e figura të Malësisë e Shqiptarisë, ( të dalluar ndër mote e deri në kryengritjen antiotomane të vitit 1911…). Qoftë ky qendrim pasiv apo aktiv që shkonte në favor ushtrisë malazeze të Kral Nikollës, për të pushtuar e aneksuar Shkodrën (e rrethinat), që ende vuanin (si e gjithë Shqipëria nga pushtuesi rreth 450 vjeçar ottoman. Perkundër kësaj ushtria turke kishte filluar luftën kundër malësorëve me banim në Breg të Matës dhe kishte rifilluar dhunën kundër malësorëve në Malësi të Madhe e tj. Të gjitha këto ndodhnin, në një kohë kur mbi varrët e malësorëve të vrarë në kryengritjen atiotomane të 1911 ende nuk kishte mbirë “bari”… Ndersa e vetmja ndihmë, që “kujtohej” ishte ndihma (edhe pse hileqare) ajo e Malit të Zi. Kral Nikolla në këto kushte u kishte premtua malësorëve që të bojnë (largojnë) turkun nga kalaja e Shkodrës , dhe ata do të jenë të lirë e zotë në trojet e tyre etnike.. Të gjithë këtë situate z. Bacaj e pershkruan (siç thotë ai) , jo për të justifikuar gabimin apo fajin e atyre malësorëve që bashkëpunuan dhe u bashkuan me malazezët për pushtimin e Shkodrës, por për të kuptuar më mirë situatën tepër të veshtirë e dramatike në të cilën gjindeshin malësorët. Në libër ka një kronologji interesante të kësaj lufte , ku me referenca tregohet , mjerimi , vuajtjet , viktimat , por edhe rezistenca e mbrojtësve të Shkodrës me në krye Hasan Riza Pashen , që ndonse nuk ishte shqiptar dhe perandoria turko-osmane e urdhëronte ta lëshonte Shkodrën , ai me shkodranë e shqiptarë të tjerë kishte vendosur ta mbronte deri në piken e fundit të gjakut , jo për perandorin e tij që tashma po jepte shpirt , por për shqiptarët që rrezikoheshin të binin nga një pushtues që po ikte , në një pushtues që po vinte me qellim që të mos largohej kurr më nga Shkodra… Ky libër i z.Bacaj vjen pas botimit të sukseshëm të librave: “Kryekryengritja e Malësisë Madhe kundër perandorisë Turke-Osmane 1911” dhe ,“Malësia e Madhe kundër…”- kushtuar kryengritjes së parë antikomunsite në Shqiperi dhe në të gjithë Europen.
Shkruar Nga: Gezim Vuçaj