ROMANI “STUHIA” I SHKRIMTARIT RAMIZ LIKA, KRESHËRI PËR TU LEXUAR DHE SOT PAS 6O VITESH

0

Natyrisht jo për të mbushur vakumin e gjithë atyre veprimtarive që do të duhej të organizoheshin, në shkolla me nxënësit, apo edhe në mjedise të tjera shoqërorë, por më së shumti për të sjellë në kujtesë veprat letrare të shkruara ndër vite, dhe autoret e tyre, në rubriken “Vitrina e librit” po rikujtojmë romanin “Stuhia”, të shkrimtarit Ramiz Lika. Shkrimtari i njohur malësor Ramiz Lika, mbasi e kishte dhënë “provimin” me botimin e dy romaneve vite me parë, duke e rënditur veten ndër shkrimtaret natyrisht jo vetem Malësor ,por edhe me gjerë, si romancieri i parë ne veri pas çlirimit. Pikrisht në vitin 1968 do të botonte romanin e tretë të tij, të titulluar “Stuhia”. Ky roman aso kohe do të bëntë bujë të madhe, jo vetëm për faktin se autori i tij ishte nje djalodsh i ri nga Zagora e Shkrelit, ku pikërisht ky fakt do të emociononte edhe shkrimtarin famoz dhe njeherazi kryetar i lidjes së shkrimtarve, i cili më vonë do të citonte si një arritje e letersisë, ku një djalosh nga një fshat i largët si Zagora, të shkruante bindëshem ne zhanrin e e veshtirë të romanit.
Por Stuhia, për vetë trajtesën e ngjarjeve të kohës në fshat, luftën që bëhëj në mes të resë dhe të së vjetres, do të perbentë realisht etjen e lexuesve për ta patur sa më shpejt këtë roman në duartë e tyre, kështu edhe pse tirazhi i botimit ishte maksimal 10.000 kopje. Në ato vite shkruante shtypi i kohës, që ky ishte romani që ka qëndruar më pak se çdo botim tjetër në librari, pra ishte shitur i gjithi. Ndaj e sollëm në kujtesë, këtë roman, jo thjesht për faktin se ështe shkruar nga njeri prej shkrimtarve me potent të veriut të shqiperisë, por edhe për faktin se mungesa e instucioneve të kulturës, por edhe largimi nga vëmendja i shoqatave dhe instucioneve të tjera që merren me letersine dhe krijimtarinë në M.Madhe, çka realisht do të duhej të pakten në muajn e letersisë të kemi ndermendje të tillla krijimtarie. Thjeshtë sa për ndërmëndje, po citojmë këtë pasazh nga romani “Stuhia”;-Ajo nuk ishte fletërrufeja e parë që ishte vue në qëndër të fshatit, por megjithëatë kishte ba bujë ma shumë se të gjitha të tjerat. Asnjëherë nuk ishin grumbullue kaq shumë njerz para kandit të emulacionit. As kur kishte dalë fletërrufeja e parë. Njerzit turma – turma afroheshin e lexonin, tundnin kokën dhe largoheshin tu e diskutue me za të naltë, me levizje e gjeste të ndryshme. Fletrrufeja ishte e madhe, shumë e madhe (…”sa një çarçaf” thonin disa). Ishte pikrisht ky pasazh i cituar nga romani “Stuhia”, natyrisht për të treguar se, vlera e diskutimit , e risjelljes ne kujtesë e veprave të tilla ka të bëjnë edhe me një fakt tjeter mjaftë domëthënës. Pra nuk i humbet vlera ketyre veprave edhe për një fakt se brezi i ri mëson shumë nga ato që tashme duken të pa besueshme. Si dhe çfar ishte fletërrufeja, pyeste këto ditë një vajzë e re që më kerkoj këtë roman për ta lexuar? Ja pra edhe pse duhen risjellë në vëmëndjën e lexuesit vepra të tilla , nga autoret tanë të atyre viteve.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.