ROMANA VLAHUTIN TAKIM ME BANORËT E VERMOSHIT

0

Fuqizimi i gruas në biznes dhe potencialet turistike të zones. Kjo ka qënë e gjitha në fokusin e një takimi të organizuar dhe realizuar me banoret e fshatit Vermosh në njësinë administrative Kelmend të Bashkisë M.Madhe, nga Ambasadorja e BE, në Tiranë znj Romana Vlahutin. Në këtë takim te Vlahutin me Malësorët e Vermoshit , ka qënë present edhe kryetari I Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj, n\prefektja e M.Madhe Taze Lohja dhe aoitoritete të tjera vendore. Kthimi I bujtinave në identitetin e traditës Malësore, largë luksit modern të kohes , është vlersuar nga Vlahutin si një nga rrugët drejtë suksesit të një biznesi familjar. Ndërkaq banoret e Vermoshit I kerkuan Ambasadores, por edhe kryetarit të Bashkisë më shumë vemendje per investimet në infratrukturen e ketij fshati. Kështu ndertimi I disa urave, është domosdoshmeri për levizjen e banorve nga njëra anë në tjetren e fshatrave të Vermoshit. Po kështu edhe mungesa e energjisë elektrike, mbetet gjithnjë një problematik per këta banor. Ndersa në fjalet e tyre qoftë Ambasadorja Vlahutin, po kështu edhe kreu i bashkisë Marinaj i kanë garantuar vermoshasit se të gjitha këto problematika të njohura prej tyre janë në projektet e së ardhmes së shpejt per tu realizuar. Pas këtij takimi me banorët, Vlahutin dhe delegacioni I BE që e shoqeronte janë ndalur ne mjediset e Kishës së fshatit, duke u lutur edhe për banorët e Vermoshit. Më tej një kafe dhe një bisede e ngrohtë miqësore e Romana Vlahutin me vermoshasit. Vlahutin u shpreh para vermoshasve : Veriun e Shqiperisë e dua shumë, sepse me ngjasoni mjaft me Kroatet e mij, madje ka premtuar se edhe pse do largohet nga Shqiperia në një tjeter detyre, perseri veriu dhe Shqiperia do jenë ne vemendjen e saj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.