Prej ditësh në mediat rozë është përfolur që këngëtarja e famshme Rita Ora dhe regjisori i njohur Taika Waititi janë në një lidhje dashurie.
Por, nga fotot e publikuara në media, duket se mes tyre është dhe një person i tretë. Bëhet fjalë për aktoren Tessa Thompson, e cila shfaqet në fotot në fjalë duke u përqafuar fare pranë me Ritën, e duke u puthur me regjisorin Waititi.Fotografitë tjera të publikuara më pas tregojnë Taikan teksa puth Ritën dhe më vonë edhe Tessan.Të afërta dhe intime në këto foto shihen edhe dy vajzat e famshme.
Aktorja Thompson në vitin 2018 e kishte bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat, por nuk kishte pranuar ta identifikojë veten si biseksuale.