Prej kohësh qarkullon lajmi se sulmuesi i Kombëtares Bekim Balaj mund të rikthehet te Vllaznia, madje që në janar. Në fakt diçka e tillë u tha nga vetë sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili në një intervistë të dhënë pak ditë më parë u shpreh se kanë biseduar me sulmuesin për diçka të tillë dhe shpreson që gjithçka të mbyllet me sukses.Megjithatë për t’i shuar këto zëra, ka menduar drejtori sportiv i Sturm Graz, ku aktivizohet lojtari. Andreas Shiker, në një prononcim të dhënë së fundmi, për Balajn është shprehur: “Unë i kam lexuar ato që thuhet dhe menjëherë pas kësaj kontaktova me agjentin e Balajt. Mund t’iu them se nuk ka asgjë në këtë histori”, tha Shiker.