“RAMUSH HARADINAJ NË HAGË, E TRETA DHE E VERTETA…”

0

Se pari dua te them me besim te plote se atdhetari dhe luftetari i lirise dhe mbrotjes te trojeve shqiptare te Kosoves, Ramush Haradinaj , do te dalin faqebardhe edhe kesaje here para faqezezeve antishqiptar (shqipfoles apo jo) qe i kurdisen fletethirrjen per ne gjykaten speciale te Hages , me qellim largimin e tij qofte edhe te perkoshem nga politika dhe qeverisja e Republikes se Kosoves… Me qellimin e vetem per ta bere me te lehte realizimin e projektit te tyre te cmendur proserb e antishqiptar kunder trojeve etnike shqiptare te Kosoves. Paradoksale por e veretet, Ramush Haradinaj thirret per te treten here ne Hage , per tu “pyetur per krime lufte…” , kesaj radhe nga gjykata speciale e ngritur enkas per ti bere qjefin Serbise!!! Ramush Haradinaj eshte thirrur dhe gjykuar edhe dy here te tjera nga gjykata e Hages dhe ka dalur i pafajshem , ndaj me te drejten e Zotit dhe konventave nderkombetare te te drejtave te njeriut nuk duhej te therritej e aq me pak te gjykohej per te njejtat akuza fasllo , te “krijuara” nga autoritetet qeveritare e shtetrore serbe. Autoritete qe duhet te ishin ne banken e gjykates speciale si kriminel lufte. .. A nuk ishin vegla te makinerise dhe ministra te qeverise kriminale te kryekriminelit Sllobedan Milloshevic -Aleksander Vucici , Ivica Dacici , Vulini , Stefanovici e ica te tjere te qeverise se sotme serbe , te cilet te pakten per humanizem duhej te ndihmonin sado pak per gjetjen e mijera trupave te shqitareve te Kosoves te masakruar e vrare pa faj nga pushtuesit serb?… Gjykata Speciale eshte votuar edhe nga parlamenti i Republikes te Kosoves nen trysnine e nderkombetareve . Mjerisht kjo gjykate eshte ngritur mbi bazën e raportit fund e krye me rrena e mashtrime te “vjelura” ne Beograd nga antishqiptari e filosllavi i njohur Dick Marti dhe (fatkeqesisht) te miratuar nga Këshilli i Evropës. Qellimi i ngritjes te kesaj gjykate eshte inkriminimi i luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kunder pushtuesve shekullor serb , por edhe per te bere “zap” ata shqiptar qe jane te gatshem per te mbrojtur lirine dhe trojet e Kosoves martire nga prapesit serbe dhe “mbeturinat” e Europes Plake qe ushqehen me financime , donacione e makinacione nga fondacioni i Georg Sorosit , “fondacion” qe tashma e ka “pushtuar” plotesisht Shqiperine e “1913-tes”, dhe po “rrite” shtatin edhe ne trojet Dardane… Georg Soros sipas publikimeve te fundit eshte ideatori dhe sponsori i rindarjes se Kosoves ne favor te Serbise , nen “masken” e korigjimit te kufijeve ne mes Kosoves e Serbise . Mjerisht sorosianet qe e kane perkrahur kete ide tradhtare ne kufijet e te luajturit mendesh , sot jane Presidenti i Kosoves Hashim Thaci , Kryeministri i Shqiperise Edvin Kristaq Rama dhe perfituesi direkt Kryeministri i Serbise Aleksander Vucic. Ndersa “ndihmesa” sic po del kenkan presidenti rus Vladimir Putin dhe per “cudi” presidenti turk sultan- Rexhep Taip Erdogan , “vellau” i Edvin Rames dhe te atyre te lidhur pas qerres se tij sllavo-komuniuste-neo-otomane… Zerat kunder shkembimit te teritorit apo korigjimit te kufijeve me Serbine jane shume me shume se perkrahesit e saj , Por padyshim zeri me i fuqishem e tingellues ka qene ai i (ish) kryeministrit te Kosoves dhe komandantit legjendar te UCK-se Ramush Haradinaj . Ka qene i atij atdhetari e burri shteti qe ka dhane prova se kur behet fjale per trojet e Kosoves nuk e bene kurr fjalen dysh. Ramush Haradinaj me fjalet dhe veprimet e tij i ngjane nje piramide te gjalle te kufijeve te Republikes te Kosoves. Pakalueshmeria e kesaj piramide te gjalle e aktive te trojeve te Kosoves , deri tani ka bere nul projektet antishqiptare te Serbise dhe ndimesve te saj ne Europ e Bote , dhe shqipfolesve te investuar nga Sorosi e dreqi e i biri qe u kryqezohen rruget ne Beograd , Moske apo Ankara , si dhe ka diskretituar jo pak ata shqipfoles qe diten flasin si “nacionalist” te terbuem ndersa naten mendojne e veprojne si filosllav te betuem… Pazaret antishqiptare per shkembimin e teritoreve te Kosoves (sepse si ato qe kerkon te marri dhe te japi Serbia me Kosoven , jane “thjeshte” troje etnike shqiptare te grabitura nder mote e shekuj nga Serbet,,,edhe pse disa kishin “bekimin” e Europes Plake qe kishte forcen , por kurr te drejten. Per “idene” e shkembimit te teritoreve (apo me hile ,korigjimin e kufijeve) kam shkruar qe kur u “publikua kjo ide antishqiptare , ndaj nuk do te perseris vetvehten , por du ate theksoj se Serbia don te marrin troje ekonomike te rendesishme te Kosoves (me ne krye Trepcen..) dhe te leshoi troje te grabitura po shqiptare me vlera shume me te vogla ekonomike… (Thone se per minieren e Trepces don te kene interesa Georg Soros me disa sorosian qe ende kane mbetur te padezaktivizuar ne administraten e Trumpit). Ne keto kushte Sorosi dhe sorosianet kane pergatitur hakmarrjen e paster kunder Ramush Haradinajt e njekohesisht , shqiptareve te vertet qe duan pa hile trojet e tyre te strelashta Ilire-Arbenore e Shqiptare. Georg Soros me makinacionet e tij ka arritur qe sot Presidentja e Gjykatës Speciale të Hagës për Kosovën , te jene prokurorja komuniste e Sofjes së Bullgarisë Komuniste 1985-1989, Ekaterina Trendafilova, “e specializuar” në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985. Ajo ka qenë ZvProkurore e Sofjes në kohën e komunizmit duke dënuar “armiqtë” e partisë bolshevike e Bullgarisë Komuniste. Dhe sic shkruan per kete zbulim aktivisti dhe avokati i njohur Altin Goxhaj ; ju e kuptoni se çfarë specializimi dhe kush i bënte “specializimet” në Moskë apo m saktë në KGB!!! Znj. Apo shoqja Ekaterina Trendafilova sot ja detyron karrierën e saj Sorosit , i cili para se ta “bente” president te gjykates special per Kosoven e kishte “provuar” per besnikerine e saj duke e punsuar ne Open Society Institute (instituti i shoqerise se hapur) dmth me vetë zyrën e vetë George Soros në New York dhe është kujdesur ai per karrieren e saj! (Civine e plote te E.Trendafiloves e ka publikuar av.Altin Goxhaj , nga i cili mora te dhenat , qe i paraqita shkurtimisht ketu , pasi kjo eshte ajo qe ka pergatitur flete thirrjen per Ramush Haradinajn e tjer…). Sigurisht qe edhe taksa e panegociueshme 100% ndaj mallrave serbe eshte edhe nje shtyse me shume , per thirrjen ne gjykaten speciale te Hages per Ramush Haradinajn , por shume me e vogel ne krahasim me barrikaden e pakalueshme qe z.Haradinaj i ka krijuar projektit ogurzi te shkembimit te trojeve te Kosoves me “Serbine”, si dhe projektuesve (antishqiptar) te saj Vucic , Soros , Thaci , Rama , Putin dhe Erdogan… Eshte kjo “aresyeja” qe na jep te drejte te mendojme se jane pikrisht keta projektues qe kane “sponsorizuar” thirrjen ne gjykaten speciale te Hages te kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj dhe tjere faktoreve qe u druhen ne rrugen e zbatimit te ketij projekti ogurzi kunder shtetit te Kosoves. Nese Vucic eshte ne te “drejten” e interesit te tij e vendit tij, Putini mbahet jo vetem si “vellai” i madh i serbeve , por deshiron te krijoj nje precedent te tille ne Ballkan e Europe, pasi keshtu mendon se do te pranohet pushtimi i Krimes se Ukrahines nga Rusia. Ndersa sulltani i ri turk Erdogan eshte ne gjurmet e para-ardhesve te tij ottoman te cilet i falnin trojet shqiptare pa tekfil te sllavet , me te vetmin qellim ta kishin mire me perandorine ruse qe perbente nje rrezik jo te vogel per turqit e asaj kohe.. Por interesi i Erdoganit nuk mbaron ketu , pasi ai vijon te zhfryje inatin me Ramush Haradinajn , qe kur ai shkarkoi shefin e sherbimit inteligjen te Kosoves dhe denoi aktin e paprecedent te kapjes e dergimit ne Turqi te gjashte gylenisteve qe punonin e jetonin ne Kosove , pa dijenin e kryeministrit dhe organeve te drejtesise , si dhe duke anashkaluar cdo te drejte ligjore , kombetare e nderkombetare . Per kete Erdogani qe atehere kishte thene se Haradinaj do ta paguajne shtrenjt kete… Ndersa Thaci e Rama pa me te voglin dyshim kerkojne te hakmmerren ndaj Haradinajt pasi ai ju zbuloi e diskretitoi planin e ndarjes te Kosoves , si dhe i “c’burreroi e cnderoi” edhe per taksen 100% per mallrat serbe ne “rrafshin” kombetar dhe para faktorit nderkombetar.. Megjithe kete “sponsorizim” te organizuar kunder Ramush Haradinajt , ai si gjithnje nuk u zu ne befasi , por si dhe heret e tjera u tregua nje burre shteti i vertet e i pa frike , duke treguar se per Kosoven e trojet etnike shqiptare eshte i gatshem te japin gjithshka , duke perfshire edhe jeten sic e kishte dhene nje vellai i tij dhe ishte plagose dhe ai gjate luftes te UCK-s kunder okupatorit serb. Ramush Haradinaj jep per te dyten here dorheqjen si kryeminister i republikes se Kosoves , per te shkuar sic thote ai ne Hag , jo si kryeminister , por si qytetar –shqiptar autokton i Kosoves martire. Ai e din mire se beteja nuk eshte perseri e lehte , edhe pse e drejta eshte me Ramushin , me UCK-n dhe Kosoven… Ramush dalsh faqebardhe para ketyre faqezezeve , qe duan te bejne “tramt” trojet etnike shqiptare . Shqiptaret e vertet kudo qe jane jane krenar me ty dhe urojne qe te kene sa me shume burra shteti , atdhetar e trima si ti… E drejta thuhet shpesh vonon , por kurr nuk harron .. Me qe eshte hera e trete , me siguri sic thote nje fjale e vjeter popullore e treta dhe e verteta…

NGA: NDUE BACAJ

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.