Rama takon Merkel, në Berlin “për të marrë PO-në për Shqipërinë”

0
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar takime sot në Berlin për procesin çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë takimin e parë e ka zhvilluar me Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut. Më pas ai është pritur nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë” shkruan Rama në Facebook.

Vendimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë pritet të merret më 18 tetor nga Këshilli Europian. Komisioni Europian dha rekomandim pozitiv për Shqipërinë në qershor por Këshilli vendosi ta shtyjë ditën e vendimmarrjes duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e dokumenteve.

Për çeljen e negociatave më Shqipërinë janë shprehur skeptike disa vende të Europës Veriore. Gjithashtu Bundestagu gjerman ka qenë i ndarë për këtë çështje. Këtë e konfirmoi edhe ministri i Jashtëm Heiko Mass si edhe Kreu i Komitetit të Çështjeve Europiane Günter Krichbaum.

Vendimi për çeljen e negociatave duhet të merret në mënyrë unanime nga të gjitha shtetet e Bashkimit Europian/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.