Rama mbledh drejtuesit e veriut, mungon Bushati

0

Kryeministri Rama ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e katër qarqeve të Veriut, për ti dhënë udhëzimet në lidhje me punonjësit e institucioneve lokale.

Mbledhja është zhvilluar në ambientet e selisë së Partisë Socialiste dhe Rama ka kërkuar vlerësim të çdo punonjësi në bashki si edhe përgatitjen e planeve të investimeve dhe buxhetimit.

“Të bëhet vlerësimi i çdo punonjësi në bashki. Të bëhet një analizë e strukturave dhe shërbimeve të institucioneve lokale. Të shikohet kontributi i drejtuesve të institucioneve në raport me PS”, ka thënë Rama.

Në mbledhje është vënë re mungesa e deputetit Ditmir Bushatit.

Kreu i qeverisë i vuri në dukje gjithashtu të pranishmëve në mbledhje se administrata në territor ka probleme.

“Në shtator e tetor do bëhet vlerësimi i të gjithë drejtorëve në bashki dhe largimi i atyre që nuk kapin ritmin e PS, vendimet do merren në mbledhjet e këshillit rajonal”, është shprehur Rama.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.