Rama dhe ambasadori Lu sonte në “Opinion”

0

Ambasadori amerikan Donald Lu njihet për deklaratat e tij në forta, por për herë të parë do të jetë në një studio televizive. Sonte në orën 21:00 do të transmetohet një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion”, Tv Klan që u realizua një ditë më parë.

Lu është pyetur për reformën në drejtësi ku ka qene fort i angazhuar por edhe për tema të tjera të rëndësishme.

Emisioni sonte është i ndarë në dy pjesë, pas Donal Lu-së do të jetë i ftuar Kryeministri Edi Rama.

Rama do të jetë në interviste direkte “tet a tet” me Fevziun dhe intervistat e tij në “Opinion” nuk kanë qenë asnjëhere të lehta.

Kjo intervistë vjen në kohën kur opozita po proteston në rrugë për taksat e larta dhe akuzon për kapjen e drejtësisë dhe vjedhjen përmes koncensioneve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.