Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa u prit sot në Ambasadën e Belgjikës në Beograd nga Abasadori Sh.T Koen Adam. Në takim u bisedua për gjendjen në Luginën e Preshevës gjatë pandemisë dhe mundësitë e shqyrtimit të çështjeve të rëndësishme për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës raporton rtvpresheva.comFalënderova Ambasadorin e Belgjikës, Sh. T. Koen Adam, për angazhimin tij në procesin e sigurimit të teksteve mësimore.Gjatë një takimi në rezidencën e Ambasadës së Belgjikës në Beograd, bashkëbiseduam për gjendjen në Luginën e Preshevës gjatë pandemisë dhe mundësitë e shqyrtimit të çështjeve të rëndësishme për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës“ thuhet në komunikatën e Kryetarit të KNSH-së, Ragmi Mustafa.
V. O . Ky informacion eshte marre nga RTP.