Nga: Marash Gilaj
Që të kesh sukses,
kur të tjerët janë duke fjetur,
e gjithë ditën sorollaten kot,
ti studjo e puno me përkushtim.
Vazhdo me ngulm,
mendo e planifiko,
sepse kush argëtohet me jetën,
e vesin ka padron,
nuk mund të dalë i fituar.
Mjerë ai,
që këto premisa i harron!
Me veten dhe të tjerët,
gjithmonë në garë.
Për emrin e mirë,
që do të fitosh,
Ca do të imitojnë,
dikush do të ketë zili,
por edhe do të urrejnë,
ndaj, mos u huto,
se suksesi nuk është kurrë
përfundimtar.
Mos ju frigo dështimit,
Lufto për çdo ditë,
të jesh i parë.
frika dhe dyshimi,
janë armiq të përparimit,
Ndaj, përpiqu me këmbëngulje,
pa u ndaluar.
Suksesi është,
pjellë e guximit.
Lavdinë dhe famën ,
askush nuk ka për ta falur.
Nëse nuk lufton,
për një jetë më të mirë,
çdo ditë që jeton,
është vrasje kohe,
nuk ka asnjë vlerë.
Maj 2021