Pult/ Lapidar në nderim të 14 deshmorëve të Xhanit.

0
Në fshatin Xhan të Njësisë Administrative Pult, Bashkia Shkoder u bë vendosja e lapidarit në nderim të 14 Dëshmorëve të Xhanit.May be an image of 1 person, standing, monument and outdoors
Bijtë e kësaj zone dhanë jetën e tyre në mbrojtje të trojeve nga pushtimi malazez dhe në përballje me regjimin komunist. Në ceremoninë përkujtimore dhe të nderimit të tyre morën pjesë familjarë, drejtues të shoqatës së të përndjekurve politik dhe administratori i Pultit, z.Tom Marku.May be an image of 12 people, people standing, tree and outdoors
Nikë Çuni, Gjergj Maçi, Mitër Keçi, Pllum Gjoni, Pal Pllumbi, Nikollë Mirashi, Kolë Vata, Ndue Prela, Mark Zefi, Pal Vata, Pllum Sokoli, Shytan Deda, Prenash Zefi dhe Tomë Martini do të nderohen përjetë nga Dukagjini dhe Shqipëria, pasi e shkruan emrin e tyre me lavdi në mbrojtje të atdheut, me binomin e pandarë që i udhëhiqte “Fe e Atdhe”.May be an image of 13 people, people standing, tree and outdoors
Me ardhjen e Demokracisë dhe vendosjen e pluralizmit politik në vend, 9-të viktimat e Xhanit të pushkatuar pa gjyq në Qafë Thanë u dekoruan “Martirë të Demokracisë”.May be an image of 1 person, tree and outdoors

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.