Për brëzin tim që po i shkruaj këto radhë data 25 Tetor , është një datë që realisht mbahet mënd gjatë gjithë jetës në kujtesën tonë.At mbrëmjë të 25 tetorit në shtepinë time , ashtu si në të gjitha shtepit e tjera u shua drita e kandilit , madje prej një gëzimi të pa parë , dhe të pa bësueshëm për dritën elektrike , kandilet u treten , jo thjeshtë simbolikisht. Ne ishim të vegjel dhe për ti besuar asaj mrrekullie që po ndriçonte mbremjen e rrete aq të gjatë, bënim “prova” tek çleësi.Ndërkaq Razma ky fshat që rrezantonte driten e mirësuisë dhe bukurisë qe përzgjedhur si fshati I fundit I elektrifikimit , dhe aty u bë festa e madhe e dritës.Çuditërisht sot ne që iu gëzuam dritës elektrike pyesim:përse u harrua kjo datë e dritës?Përse na trëmbin me mungesen e energjisë elektrike , u kush këta që as nuk patën fatin të ndertojnë vepra drite e as.. Veç të na trëmbin me rritjeçmimi , por edhe të fusin në burge “abuzuesit” fshatrë që ua patë bërë “dhuratë” Partia driten elektrike . Gjithësesi sot duhet të “ngrejmë një dolli për dritën e Partisë, dhe të mos I trëmbëmi dritës, por ërrësirës!
PSE I “TRËMBËMI “DRITËS QË LARGOI ERRËSIRËN, A DUHET TA HARROJMË 25 TETORIN E VITIT 1970?!
25 Tetor 1970 – 2022
52-VJETORI I FESTËS POPULLORE TË DRITËS
25 tetori. Dita e përfundimit të elektrifikimit të plotë të gjithë Shqipërisë, e shpallur nga KQ i PPSH si festë popullore, në përkujtim të 25 tetorit 1970, ditës së ndezjes së dritës elektrike edhe në fshatin e fundit të vendit. Shqipëria socialiste, e mbështetur në forcat e veta, nga vendi me më pak dritë në Evropë u bë një ndër pak vendet krejt të elektrifikuara. Kjo ishte një fitore e madhe historike e popullit shqiptar. Në përvjetorin e parë të kësaj feste, me vendim të KQ të Partisë dhe Këshillit të Ministrave, kooperativave bujqësore iu falën kreditë e pashlyera dhënë për elektrifikimin e fshatrave me një shumë prej 130 milionë lekësh.