Pasditen e së hënës Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Burime pranë revistës “Fjala” bëjnë me dije se : Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama, e kanë një kandidat për President, të mbajtur si “as nën mëngë” , që mund ta përdorin në dy raundet e fundit dhe që nuk është pjesë e grupeve parlamentare.Burime pranë kryeministrit kanë konfirmuar se ai është Ferit Hoxha, ambasador në OKB. Një kandidat ky që “risjell” në skenë edhe Lulzim Bashën, aleatin e Ramës, me të cilin nënshkroi marrëveshjen e 17 majit 2017.Kujtojmë se Ferit Hoxha ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme në kohën që drejtohej nga Lulzim Basha.I njëjti ka pasur edhe rolin e kryenegociatorit në marrëveshjen për kufijtë detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.Kujtojmë se marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufijtë detar mes dy vendeve u nënshkrua në 2009-ën në Tiranë nga dy ministrat e Jashtëm të asokohe, Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha ish-Ministër i Jashtëm.Ajo u rrëzua në vitin 2010 nga Gjykata Kushtetuese.Sipas vendimit të gjykatës, marrëveshja cenonte integritetin territorial të Shqipërisë.Përtej kësaj , ish-kryenegociatori, Ferit Hoxha, sot ka përfunduar në tavolinën e Ramës, si kandidat për President me një CV, ku bie në sy dhe marrëveshja për kufirin detar Shqipëri-Greqi, që është kontestuar dhe për më tepër ka përfunduar edhe në prokurori. Gjithësesi për diplomacinë shqiptare do të ishte nje vlersim , që një diplomat i këtij kalibri të zgjidhet në postin e Presidëntit të Republikës.Koplikasi Ferit Hoxha , do të ishtë pa mëdysghje një nga vlerat e shtuara p-ër të ardhmën e dëshëruar të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Njohjet e tij , përvoja , dhe gjithëçka tjetër i japin aksesin e duhur klases politike , për ta ulur këtë figure në karrigen e Presidëntit të Republikës.