PROMOVOHET NË TIRANE LIBRI: ME ZOTIN FLAS SHQIP

0

Në mjediset e biblotekes së muzeumit historik kombëtarë, në kryeqytet, është promovuar në mesditen e së enjtes libri me ese përshkruese, historike, filozofike, “Me Zotin flas shqip” i shkrimtarit Lulash Nika Palushaj. Botimi i këtij libri ka ngjallur interes të vaçant, jo thjesht nga titulli i tij, por mbi të gjitha në atë botë shpirtërore, të derdhur pa kursim nga shkrimtari, për ti dhuruar lexuesit, vlera vertetë reale të një bote, po shpirterore, kryesisht nga treva M.Madhe. Në këtë promovim, ishin prezent veçmas miqve të autorit, edhe shkrimtar e artist, por mbi të gjithë binte në sy pjesmarrja e elites së akademikve Shqiptar, por me origjinë nga M.Madhe si bije fjala akademik Gjovalin Shkurtaj e të tjere.
Moderatorja e këtij promovimi ishte poretja e njohur tashmë, si një krijuese me guxim professional të fjalës poetike Mimoza Rexhvelaj, e cila fillimisht ia ka dhënë fjalen për të diskutuar rreth librit Me Zotin Flas Shqip, shkrimtarit të mirënjohur Besnik Mustafaj. Ky i fundit në fjalen e tij është ndalur tek vlerat që percjell lexuesit ky liber me ese. Nderkohe shkrimtari Shkodran Skender Temali, i cili është edhe redaktori i këtij libri ka vlersuar maksimalisht atë çfarë ka shkruar shkrimtari Lulash Nika Palushaj, madje e ka vlersuar si një punë të kryer me mjaftë dashuri, çfarë tregon se shkrimtari Palushaj, nuk është i veshtirë dhe punëqites per redaktoret, pra vepra e tij e arrire ia lehtëson punën redaktorit. Krahas të tjerave që mund të thuhen per këte promovim që u realizua në Tirane, mjaft sinjifikative, ishte edhe dorzimi i një çertifikate mirenjohje per autorin nga kryetari i Shoqates “Sofra” e Malësisë në Tiranë z.Xhemal Brahja. Madje ky i fundit i dhuroj prof Lulash Nika Palushajt edhe Bluzen me logon e shoqatës “Sofra e Malësisë” në Kryeqytet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.