Projekti “Shkollat Qendër Kumunitare”/ Kushi: Do të zbatohet edhe në 200 institucione të tjera

0

Ministra e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë të ditur se këtë vit projekti “Shkollat Qendër Komunitare” do të zbatohet edhe në 200 shkolla të tjera.Në qendër të këtij projekti është rritja dhe forcimi i mëtejshëm i partneritetit “shkollë-familje-komunitet”.“200 shkolla i shtohen këtij projekti të rëndësishëm në vitin shkollor 2021-2022. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit, harmonizimit dhe hapjen e shkollave për komunitetin”, shprehet ajo.Gjithashtu Kushi thotë se ky projekt mjaft i rëndësishëm i kthen shkollat në vendin ku bashkëpunohet për përmirësimin e arritjeve dhe zhvillimin e potencialit të plotë të çdo nxënësi.“Shkollat qendër komunitare janë një shtysë për nxitjen e vullnetarizmit për të shtuar kontribut në komunitet. Shkolla nuk duhet të jetë një mjedis i veçuar, por në shërbim të të gjithëve”, shton Kushi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.