Përgatiti: Av. Edlira Bylo
Paraburgimi është i dëmshëm për të miturin dhe duhet shmangur sa më shumë të jetë e mundur. Si mbrojtës të të drejtave të të miturve, përfaqesues dhe konsulentë, këtë duhet të kemi parasysh në cdo moment kur kemi të bëjmë me të mitur në konflikt me ligjin. Mbi të gjitha të sigurohemi me prova dhe fakte, nëse e ka kryer veprën. Në fillim, ne duhet të marrim në konsideratë masat që nuk kufizojnë lirinë, dhe të konsiderojmë cdo alternativë qe i mituri të mos përfundojë në paraburgim.
Së dyti, të konsiderojmë periudhat e shkurtra kohore, qe i mituri të lëshohet, sapo heqja e lirisë nuk është me e nevojshme dhe të kerkohet zëvendësimi me një masë tjetër. Të sigurohemi qe të mos qëndrojë në burg dhe të riintegrohet. Të shmangim varjen e fëmijës nga një autoritet i pabarabartë, në të cilin vendoset automatikisht si dhe përmes akteve dhe shkresave kundërshtuese, jo vetëm deri në provimin e pafajesisë/fajesisë por dhe marrjen e masave alternative që nuk cënojnë të miturin. Të gjitha format e ndalimit, pengojnë largimin sipas dëshirës. me heqje lirie dhe jo paraburgim, që tentojnë përfshirjen në institucionë jo domosdoshmerisht të mbyllura, sic janë zakonisht burgjet. Arsye të paraburgimit në drejtësinë penale mund të jenë, p.sh të jetuarit në rrugë, marrja e substancave, vepra në bashkepunim me të mitur të tjere ose të rritur si grindjet mes bandave dhe bulizmi. Ato mund të mbahen të arrestuar në polici ose të mbyllur në paraburgim, në shtëpitë apo qendrat e paraburgimit, në arrest shtëpiak, etj. Ne duhet të kemi parasysh gjithmonë qe të gjitha veprimet në lidhje me të miturin, duhet të kenë në parim dhe të udhehiqen nga interesi më i lartë i të miturit/fëmijës. Arrestimi, ndalimi, dhe burgimi i një fëmije duhet të bëhet në përputhje me ligjin, dhe vetëm si masë e fundit, për periudhën më të shkurtër, dhe ne, si mbrojtës duhet të sigurohemi që kjo të respektohet. Në asnjë mënyrë, fëmijës nuk duhet t’i hiqet liria në mënyrë arbitrare, dhe të paligjshme. Ne jemi ato që duhet të advokojme me cdo mjet përpara instancave, qe heqja e lirisë nuk është interesi më i lartë i të miturit dhe as aq i nevojshëm për sigurinë publike. (Në raste shumë sensitive, në të kaluarën të mitur janë arrestuar për licesë të automjetit, dhe nuk janë lejuar të takojnë prindërit; janëë mbajtur në burg gjatë gjithe periudhës, edhe pse, kishte konvertim të denimit. Nga ana tjetër në të kaluarën ka patur raste të abuzmit të forcës mbi të miturit, raste të cilat sot, për fat të mirë ridimensionehen për shkak të hallkave dhe strukturave që kërkon drejtësia miqësore për të miturit. Mendoj që rast të tilla, duhet padyshim ankimua
r dhe në institucionet e pavarura si Komisioneri për Diskriminimin dhe Avokati i Popullit, përvec se në strukturat më të larta).Përsa i përket masave ndaluese, avokati duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe parimet dhe standartet konform raportit “Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës kunder femijeve në sistemin e drejtësise”, gjeneruar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të të Drejtave të Njëriut, Zyrës se Kombeve të Bashkuara,…. Sekretari i Përgjithshem për Dhunën ndaj Fëmijëve, etj.Së fundmi, bazuar në keto standarte, duhet të merret në konsideratë parësore mirëqënia e fëmijës (Privimi i lirise, mjeti i fundit; Periudha me e shkurtër kohore; Riintegrimi; Masat mbrojtëse). Kur aplikohen masat ndaluese, fëmijët duhet të ndahen nga të rriturit, nuk duhen lenë në fjetore të medha si dhe të diferencohen fëmijët e denuar nga fëmijët në pritje të gjykimit; të ruhet e drejta e kontaktit dhe takimit me prindërit dhe përfaqesuesin ose psikologun, në interesin me të lartë të tij; të ruhet kontati me botën e jashtme; formimi arsimor dhe profesional; zbavitjet dhe aktivitet; e drejta e vajzave që të mos kenë me pak të drejta se djemtë; e drejta e regjimit të përshtatshem për fëmijët emigrant dhe azilantë, etj.Avokati, si mbrojtës duhet të ndihmojë, përfaqesoje të miturin në kërkesat dhe/ose ankesat e fëmijëve të cileve i është hequr liria; në lidhje me kushtet, trajtimin dhe kujdesin.
Avokati, gjatë gjykimit:
-Zgjedh strategjinë e mbrojtjes duke u konsultuar me klientin e mitur dhe me prindërit e tij
-Bashkëpunon me prindin
-I jep përparësi mendimit të fëmijës
-Përdor të gjitha instrumentat ligjore që i mituri të jetë prezent në gjykim
-Përgatit klientin për të dëshmuar, tregon pyetjet që do t’i bëhen dhe
-formën e përgjigjes që duhet të jape
-Sigurohet që prindi/prindërit e te miturit të jenë prezent gjatë seancave gjyqësore;
-Thekson pikat e dobëta të akuzës së prokurorit
Avokati në fazën e ekzekutimit duhe të kërkojë me cdo kusht zbatimin e programit të drejtësisë restauruese, dhje nëse kjo nuk realizohet, ka të drejtën të kërkojë kthim/dëmshpërblimin për të miturin. Organi kompetent, që në fillim të gjykimit duhet të informojë të miturin apo përfaqësuesin e tij mbi programet e drejtësisë restauruese,Avokati, në cdo fazë të ekzekutimit të vendimit, në Prokurori, apo Gjykatë, conform Kodit përkatës, duhet të kërkojë masën e shmangjes, dhe për këtë merret pëlqimi I të miturit, prindërve. Masat e shmangjes duhet t’I komunikohen të akuzuarit dhe përfaqësuesit nga vetë organi. Gjykata me kërkesën e palëve, e ridërgon cështjen në prokutori për të proceduar me zbatimin e masës së shmangjes. Gjykata mund të vendosë për masën e shmangjes, deri para marrjes së vendimit përfundimtar.
Avokati mund të kërkojë masat alternative për shmangien nga ndjekja penale që mund të përfshijnë:
- a) programet e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit;
- b) këshillimin për të miturin dhe familjen;
- c) paralajmërimin me gojë;
ç) paralajmërimin me shkrim;
- d) masat detyruese;
- dh) vendosjen nën kujdes.
Gjithashtu, masat e shmangjes duhe të jenë të arsyeshme, në përputhje me ligjin dhe avokati duhet të sigurohet, që të mos vendoset një masë shmangje më e ashpër se sa sanksioni minimal ligjor I parashikuar për veprën penale.Gjithashtu avokati në kërkesat dhe pretendimet duhe të ketë parasysh që: Ekzekutimi i vendimeve për të miturit bëhet në përputhje me rregullat procedurale të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, Kodin e Procedurës Penale dhe nga ligji, Nr.8331, datë 21.4.1998, PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE, për aq sa parashikimet e këtij ligji nuk bien ndesh me Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.