PRITJA E QYTETIT TIM

0
Nga: Nikolla Spathari
Sonte
Shkodra më priti
Me ngjyrat e muzgut të parë,
Te Breg i Ranës, ndoshta, ranë të lahen nimfat
Me flokët e hedhur mbi valë.
Dielli,
I mblodhi të gjitha pasqyrimet, nëpër ujra,
Dhe me liqenin u nda,
Shiroka hyri në misterin e veçantë të mbremjes,
M e një folklor të hershëm pemësh të mëdha.
Tek ai mister,
Në një verë të largët, na pati zënë nata,
Misterin e shtonte një hënë e bukur,
Siç e shtuam dhe ne,
Me një të puthur.
Në magji muzgjesh të tilla,
Janë dhe fragmente
Të adolishëncës time,
Me një vetull hëne mbi Tarabosh
Dhe me ca yje çastesh intime.
Një ditë, dy…
Dhe më duhet të ikë,
Lë pas portën hyrëse, te fama e një kështjelle,
Sikur nga dyer shekujsh po dal,
Ashtu si Ndre Mjedës, ngadalë më zhduken:
“Buna nën një kodër dhe Drini nën një mal”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.