Ajo që nuk i ka shkuar mbase askujt ndermënd pakë kohë më parë, madje as në imagjinatë , që diplomacia e vëndeve ballkanike të drejtohet nga katër Shqiptarë. Tani duket po ndodh.Udhëheqësi i koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi.Lajmi bëhet i ditur nga “Novosti”, e cila ka nxjerrë detaje lidhur me formimin e Qeverisë që do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapic.Abazoviq ka luajtur një rol vendimtar në formimin e kësaj qeverie dhe eliminimin e pushtetit të deritanishëm të Milo Djukanovic.Ai ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, mosprekjen e njohjes së Kosovës, moslargimin nga NATO si dhe rrugëtimin në BE.Përpos dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe zgjedhjes së Bujar Osmanit për ministër të jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Dritan Abazoviq do të jetë shqiptari i katërt në rajon që do të mbajë postin e shefit të diplomacisë të një shteti.Abazoviq ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012.Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviqin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviq u largua nga Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të themeluar në 2015.Ai aktualisht është kryetarë i URA dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar.Kësisoj Dritan Abazoviç , pritet të bëhët i katerti Shqiptar ministër i jashtwm në katër shtete ballkanike,