Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka prezantuar në Shkodër raportin e mbështetur nga Bashkimi Europian “Krijimi i një raporti panoramik për tregun mediatik të punës në Shqipëri” që u prezantua nga kreu i UGSH Aleksandër Çipa. Në këtë raport ndër të tjera Çipa thotë se prezantohet edhe situata kaotike e gazetarëve shqiptar dhe mediave në përgjithësi.
Për herë të parë ky raport i Unionit të Gazetarëve Shqiptar bën të ditur edhe gjyqet që janë ngritur ndaj gazetarëvenë vendin tonë.Ajo që ndodh dhe që është shqetësuese teksa fushata elektorale po afrohet gjithnjë e më shumë për zgjedhjet vendore të 25 prillit janë akuzat e politikanëve të ndryshëm ndaj gazetarëve në rastet kur ka investigime.
Prej kohësh Unioni Shqiptar i Gazetarëve ka ngritur shqetësimin për situatën problematike në të cilën ndodhen mediat në vendin tonë dhe gazetarët kryesisht por sërish pavarësisht përpjekjeve këto probleme ende nuk janë zgjidhur. Një tjeter pikë vlersuese, dhe gjithënjë e diaskutuar në komunitretin e gazetarve mbetët pagesa minimale që u bëhet gazdetarve , dhe pë më tepër problematika e sigurimeve shoqërore.Tëgjitha këo tema të trajtuara nëraport kanë dhe pelqaimin e gazetarve të YUnkionit Shkodër.