Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar me Titullin “Mjeshtër i Madh”, ish-futbollistin legjendar të Tiranës, Shkëlqim Muçën. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta e publikon vetë këtë lajm duke deklaruar se Muça ka hyrë në historinë e sportit shqiptar:
“Për tifozët bardheblu dhe ata kuqezi, por jo vetëm, Shkëlqim Muça është padyshim një nga legjendat e futbollit tonë.Ai hyri me meritë në historinë e sportit shqiptar, si truri, dirigjenti dhe protagonisti i shumë arritjeve të “17 Nëntorit” dhe Ekipeve Kombëtare, duke nisur me suksesin si titullar me ‘Shpresat’ në 1981, si kampionë të Ballkanit, për të vijuar me disa tituj Kampion dhe Kupa Republike me ‘Tironën vija-vija’.Jashtëzakonisht i talentuar dhe virtuoz me topin, asistues brilant, i dalluar për fantazinë në fushën e blertë, sulmues befasues dhe gjuajtës rezultativ, Shkëlqim Muça u kthye në burim frymëzimi për gjeneratat e reja të futbollistëve.Sportdashësit e viteve ’80 e mbajnë mend shumë mirë kur bashkohej në sulm me Mingën dhe Kolën, treshja e papërballueshme për kundërshtarët, që shënoi rreth 400 gola, nga të cilat 87 vetë Muça.padyshim ai mbajti një peshë shumë të madhe.