Presidënti i Republikës Ilir Meta ka vlersuar Artistët Shkodran, nder ta edhe publiçisti malësor Ilmi Kurti

0

Presidenti i republikës Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Shkodër ku vlerësoi disa personalitete të shquara të artit, kulturës dhe muzikës popullore. Presidenti Ilir Meta tha se ka ardhur koha të bëjmë më shumë për vlerësimin e këtyre artistëve të cilët prej vitesh kontribuojnë në ruajtjen e vlerave të artit, kulturës jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë vendin.Presidenti Meta dekoroi pas vdekjes me këngëtarin shkodran Shyqyri Alushi, duke i akorduar atij titullin “Nderi i Kombit” ndërsa vlerësoi talentin e tij të veçantë.Me titullin “Mjeshtër I Madh” presidenti Ilir Meta vlerësoi disa nga aktorët e njohur të teatrit “Migjeni”, po ashtu këngëtarë dhe publicisë të ciliët kanë kontribouar në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të qytetit.Titulli “Mjeshtër I Madh” pas vdekjes presidenti Ilir Meta ia akordoi edhe rapsodit Mhill Çun Gjonaj, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.Ceremonia e dekorimit të artistëve shkodranë e zhvilluar në ambjentet e Këshillit Bashkiak, vijoi me një aktivitet kulturor.Ndrersa publiçisti  Ramzan Çeka, dhe Historiani e publiçisti Ilmi Kurti  krahastë tjerve janë  vlersuar me titullin: “Mjeshtër i Madh”. Këtë  vlersim ia dedikoj  M.Madhe  për të cilen kam punuar dhe punoi, duke evidentuar vlerat historike  dhe  traditën e kesaj treve  të  mrrekullueshme , është  shprehur kështu “Mjeshtri i Madh ” Ilmi Kurti.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.