PRESIDENTGI ILIR META NGA SHKODRA URON BESIMTARET PER NATEN E KADRIT

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit. Ai shkruan se Nata e Kadrit është sa një jetë dhe sonte qielli dhe toka përulen në lutjet tuaja, teksa uron nga Shkodra gëzuar.Meta kujton edhe fjalët e Kuranit se “Zoti nuk i do arrogantët dhe mburravecët”.“NATA E KADRIT, sa një mijë muaj, sa një jetë, prandaj ështe quajtur E BEKUAR. Sonte qielli dhe toka përulen në lutjet tuaja.Gëzuar Natën e Paqes së Madhe nga Shkodra, djepi i kulturës, simbol i bashkëjetesës fetare, i qëndresës antikomuniste dhe i demokracisë.
Festat fetare këtë vit po i kalojmë në një situatë të jashtëzakonshme, por siç na porosit dhe Profeti Muhamed: Besimi më i mirë është durimi dhe shpirtgjerësia. Me dashuri dhe mirëkuptim do t’i kalojmë së bashku sfidat.Sic thotë Kurani: Zoti nuk i do arrogantët dhe mburravecët. GËZUAR NATËN E KADRIT!
ZOTI E BEKOFTË SHKODRËN DHE SHQIPËRINË! 🇦🇱”, shkruan Meta.Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta është pyetur në lidhje me temën e këtyre ditëve, Teatrin Kombëtar.Kreu i shtetit theksoi se fakti që ishte në një vend të shenjtë, nuk do donte të fliste për këtë çështje.Ndonëse për të edhe çështja e teatrit ishte e shenjtë, një çështje kombëtare.“Këtu jam me myftiun dhe jam përpara një vendi të shenjtë, kështu që nuk dua të flas për çështje të tjera. Megjithëse çështja e teatrit është e shenjtë, kombëtare”, tha Meta.Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari gjatë pritjes që i bëri Presidentit Ilir Meta në Myftininë e Shkodrës i dhuroi kreut të shtetit një fotografi të xhamisë së Plumbit, një xhami simbol për myslimanët por edhe një monument kulturor me vlera të mëdha historike për Shqipërinë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.