Premier League merr vendimin, Armando Broja në dispozicion të Rejës për ndeshjet e shtatorit

0

Klubet anëtare të Premier League kanë marrë një vendim unanim për të mos lejuar lojtarët e tyre të bashkohen me Kombëtaret që bëjnë pjesë në listën e kuqe për Covid-19. Në këtë listë përfshihen 60 shtete, ndërsa Shqipëria nuk gjendet mes tyre.Armando Broja i shpëton kështu rregullit dhe mund të udhëtojë drejt vendit tonë për t’u grumbulluar me kuqezinjtë. Sulmuesi shqiptar tashmë është pjesë e Southampon-it, me të cilët i duhet ende punë për tu përshtatur, por mund të japë një kontribut për ekipin tonë kombëtar në tre ndeshjet e muajit shtator.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.