POLITIKANI I NJOHUR NGA ULQINI: NUK MUND TË RRIJA, SHKOVA NË DURRËS… TË SOLIDARIZOHEM ME VËLLEZERIT SHQIPTAR

0

Në këto momente tragjike shkova në Durrës për tu solidarizuar me bashkombasit tanë të prekur nga tërmeti. Në mes të hidhërimit për këtë katastrofë, përjetuam edhe një moment te gëzueshëm kur forcat e shumta shpëtimtare arritën të nxejrrin prej gërmadhave një djal të ri mbi të cilin ishin të palosura 4 pllaka betoni. Shpresoj që sa më shumë qytetarë të tjerë të bllokuar të shpëtohen. Zoti e ndihmoftë kombin shqiptar në këtë ditë të vështirë dhe pastë mëshirë për shpirtrat e të gjithë atyre që humbën jetën. Ndërkohë mendjet dhe zemrat tona janë me familjarët e tyre dhe po ashtu dëshirojmë shërim sa më shpejtë për të gjithë të lënduarit. E pra ksështu shkruan, ndër të tjera politikani i njohur Ulqinak Nazif Cungu, i cili realisht më këtë gjest human njerëzor e vllazëror, tregon modelin e politikanit jo hipokrit. Ndaj ti themi Falëminderit Nazif Cungu!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.