Poetja Mimoza Rexhvelaj reagon ndaj simboleve komuniste… ah, o zot hak!

0
Ky është reagim i i poetës Mimoza Rexhvelaj, ndaj përkujtimit me simbolet komuniste të një ngjarje historike.
Shkodra 2021 
Ja Shkodra qendrestare. Shkodra që kurrë s’u mposhtë nga asnjë regjim as klikë. Ja Shkodra e heshtur si ra para syve tanë… e zhgrrajnë një tufë komunistash… ah, zoti hak!!
Një falje publike nuk e bën kurrë, për familjet e të pushkatuarve pa gjyq, që sipas statistikave janë rreth 6000 njerëz të pafajshëm zhdukur pa shenjë e pa nishan.
Ndërsa të burgosur përgjatë 45 viteve të diktaturës janë rreth 18 mijë me status dhe të internuar nga të dyja kategoritë janë mbi 30 mijë.
Duhet denuar me forcë këto shfaqe turpi të enveristve/komunistve që duan të hapin plagët e gjithë atyre që Diktatura i vrau, i masakroi, i zhduku nga faqja e dheut, ju mori jetën, lirin dhe gjithçka tjetër.
Duhen ndaluar shfaqet e simboleve komuniste, por dhe media duhet t’i bojkotoj këto grupazhe që ngjallin neverifyejnë kujtimin e atyre që as sot nuk u dihet varri groposur galerive e shtigjeve të ferrit ku i flaken pa asnjë faj…
Nuk e di ku janë këto shoqatat e ish të përndjekurve politik që shohin e nuk reagojnë.
Dhimbja jonë pikon lot gjaku,nuk ka paqe po nuk shkuan gjërat në vend. Nuk ka të ardhme po s’u zhduken këto modele gjakatare, po s’u denuan krimet komuniste, po s’u pastruam prej vemjeve…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.