Një ditë më parë u hap edicioni i parë i festivalit poetik, “Trokitje”, në 30 vjetorin e poezisë famoze “Kuajt” të poetit Gjekë Marinaj.Dhe ja poezia e parë konkuruese për çmimin ; Gjekë Marinaj” ka ardhur nga qyteti i Shkodres.Paç këmbën dhe dorën e mbarë o poete Farida Ramadani !- Redaksia e revistës “Fjala”-
Nga: Farida Ramadani
Po, po, s’kam turp me e than
Du nji femën qè nga dita e lindjes teme nuk m’asht nda
Zgjohem e prendaj me tè
Ma ka dhan dashninë vrullshëm shpesh herë
Po edhe vajin kur aja ka dasht nuk ma ka kursy
Derdh osksigjen n’tan poret e trupit tem
Asht ma e bukra n’tan bjondet e zeshkanet
Trupi saj lmohet deri në pavdeksi me Bunen e Liqenin qé e ka thur vet
Flokët i kreh n’rrugicat e lagjet e saj qè e njofin shum mirë
Humorin ka vesh si kmishë qè nuk e hek asnjiherë prej trupit
Mike ka biçikleten e kajher duket se ka lè me te
I kndan jaret qè t’rrinqeth tan trupin prej knaqsisë
E, e,e…
Se mas e du vetëm unë
Aja asht femna e llastume qè i shkojnë nazet
Ka buqeta t’pashterrshme dashnish për të tan
I fal t’mbushuna me aromë karafilash, luleborash e zamaksh
Emnin e ka Shkodër
Asht vetë dashnia n’çdo votër.