POETI PJETER VUKAJ FLUTUROJ NË KRAHËT E MINERVES

0
Nga :Prëlë Milani
Sot në ketë ditë të dytë të majit ku akoma nga horizonti nuk janë darovitë retë e mugta dimërore dora gjakësore e mordes vrastare, ndaloi per gjithmonë të rrahurat e një zemre te ndjeshme dhe impozante të poezisë gege. Ishte një vrasje pa zhurmë e heshtur si vetë jeta e shkurtër me sakrifica dhe e pa merituar e poetit, prozatorit dhe skulptorit Pjetër Vuakaj.
Ike pa na treguar, por edhe sikur të na tregoje mendjen e kishim tjetër kund. Politika intriga dhe fitimi kanë pushtuar gjithçka Atje rrahë çekani i mendjeve, atje pulson tiktaku i zemrave, ndërkohë që furra e jetës përpijë pa dallim të mirë e të liq, analfabet e poet e delikat si Pjetri ynë që kurrë se vlerësua siç e meritonte. Vendimi suprem sot të zhduku nga kjo botë e trazuar të cilën e deshe dhe urreve , e këndove dhe qave, e këshillove dhe përçmove. Në tervesën poetike të qytetit tonë poetik, le pas një ndjesi varfërimi. Ju ishit mendje femër dhe dorë mjeshtërore, njohës , shkrues, pikturues dhe latues i verigave të artit. Bujarë, vetëmohues, luftëtarë i vendosur dhe vetmitarë në stilin tënd origjinal. Pjter Vukaj ju fal veç një dashurie prej së cilës mori emrin Mjeshtër. Sot na u duk se vdiq ora e bardhe e Kelmendit, por jo mos o Zot! Ajo është veshur në zi per djalin që skaliti mozaike, basorelieve, trupore, skica epigrame dhe poezi. Sot mbetën vejusha muzat e tua të tokës dhe qiellit. I dehur prej hireve të tyre derdhe në shkrime mjaltin e bletëve që thithin vesën e luleve më të begata të Kelmendit dhe Alpeve tona virgjërore. Poezia dhe proza jote e botuar , por akoma më me shumicë në fletore dhe copëra letre mbeti pa baba. Jeta jote sa nga një degë në një degë tjetër artit është thesari i shpirtit tënd qindra herë të fikur dhe ndezur përsëri si cigarja që dredhje, puthje e tymosje deri kur të tradhtonte gjumi.
Në çdo fjalë varg e shprehje të krijimtarisë tënde ndihet dashuria, dhimbja, loti, gëzimi trishtimi, zgjuarsia. Çdo çukitje e daltës sate ka dellin e vet finesa, bukuria, madhështia, Është aroma magjes nga buro rrëfimi yt poetik modern, treguar lakonisht dhe me thjeshtësi..
Me latushën tande të mprehtë qëndise relieve me drite hije majash me armë dehëse që lëshon përqark flladi i ahut dhe frymëmarrja e halave mijëra vjeçare që ta zhysin shpirtin ujëvarave të joneve të lahutës. Në fushën artit figurativ ishit krejt origjinal, i vlerësuar dhe duartrokitur në ekspozita dhe evente ndërkombëtare më shumëse në vendin tënd.
Si njohës maksimal i drurit beje më të çfarë donte mendja juaj pjellore.
Jetojmë në një vend të pasur dhe akoma në shekullin e 21-të vuajmë per bukën e gojës.
Jetojmë në një pernaz poetik ku poetet dhe njerëzit e arit të vërtetë jetoj dhe vdesin si bohem.
Pjetër Vukaj sot heshti si një këngë e këputur në mes si një ëndërr e shkurtër e jetuar sipas frymës së artit. Jetove pak por deri në vdekje i kredhur shpirtërisht. me ndjenja poetike .Do na mungosh shumë rreth vatrës poetike. Në mitingjet letrare, do na mungojë fjala jote e urtë dhe e matur. Në gjirin tonë vështirë të gjendet edhe një jaran i rrethuar nga pena, dalta gota e fisnikëria. Ike i vetmuar i stolisur dhe dashuruar nga Minerva. Pushofsh në paq miku ynë i çmuar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.