POETI BEDRI ISLAMI PROMOVON: “VETMI AKUJSH”

0

Këtë të shtunë në ambjetet e bibliotekës “Marin Barleti” janë promovuar dy vëllimet poetike të autorit Bedri Islami. “Itaka e munguar” e cila i kushtohet Shkodrës, ky qytet që i mungon shumë personave dhe autorit të këtyre botimeve. Kësisoj krahas vllimit me poezi, itaka e munguar, poeti Bedri Islami ka prezantuar në qytetin e tij të lindjes edhe vllimin më të fundit me poezi “Vetmi Akujsh” i cili i referohet mallit të të mërguarve për vendin e tyre. Janë skema jetë, balada dhe poezi malli në të cilat autori shfaq qëllimin e tij, ku njerëzit dhe pse po i largohen vendit të tyre për shkak të rrethanave të ndryshme, me zemër ata janë sërish këtu, në shkodren e tyre të dashur. Si shkak të hyrjes në botën e letërsisë autori Islami përmend profesorin Hasan Leka. Ai thote se vellimi poetik “Vetmi Akujsh” do jetë një homazh për të gjithë profesorat dhe personat kontribues në letërsinë Shqipe. Pjesë e ceremonisë së promovimit ishin miq, familjarë dhe kolegë të autorit , ndër ta dhe shkrimtari i njohur Moikom Zeqo i cili gjatë fjalës së tij thekson absurditetin sesi në qytetin e lirisë, në Shkodër nuk mbahet statuja e mbretëreshës Ilire, Teutës. Bedri Islami është një shkrimtar mjaft i njohur, ai ka promovuar mjaft libra të dashur për lexuesit. Nderkohë krah këtyre dy vllimeve me poezi , Bedri Islami ka sjellë në Shkoder edhe romanin Vrasja e Lulit te vocerr..Rreth krijimtarisë, por edhe jetes disi interesante të poetit Bedri Islami kanë folur fillimisht kryetari i shkrimtarve të Shkodres Zija Vukaj, si dhe paradheësi i tij në këtë detyrë shkrimtari Skender Temali, të cilet u ndalen tek ajo çfare na prezantoj ne vllimet me poezi te poetit Bedri Islami. Nderkaq veçmas dr.Moikom Zeqo, edhe profosor Fadil Kraja kanë theksuar peshen artistike të krijimtarise së poetit Bedri Islami.Po kështu, ish bashkstudenti, poeti Petrit Rukaj, por edhe poeti Xhevahir Spahiu, njëri me fjale e tjetri me heshtje, por të buzëqeshur kane vlersuar poezit e poetit Islami. Edhe Sefedin Çela ka theksuar se poet të till per Shkodren jane Si majakovski, per te cilet, mbase vetem nuk zbatohet disa metra distance, por qyteti i ngre në peidistal. Dy aktoret e teatrit Migjeni Agron Dizdari dhe Merita Smaja i dhane bukurinë këtij promovimi, madje sollen edhe lote në sytë e të pranishmeve, teksa interpertuan posit kushtuar nënes ngapoeti Bedri Islami, nderkaq një tuf lule per nën e poetit e cila ndodhej në promovim ishte mbase e gjitha e kësaj dite promovuese.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.