Po pres frymë të marr nga Ti!

0

Teksa lexon këto poezi  të poetës  Valbona Kolavari, të dukët sikur je futur  në “magazinë” poezish, ku i ke të gjitha mundësitë për të  “germuar”  në thellësitë  e mendimit  të  autorës.Sejcila poezi  është  dashni me  vete.Sejcili varg flet shumë:Ajri po me mbytet,Frymë të marr nga ti… Ku mund të gjëndet  një fjalë shprese jete, në ndonjë poet tjetër   veç tek Valbona, Frymë të marr nga ti…Kësisojë poetja Valbona Kolavari  vjen  për herë  të parë me këtë  botim tek revista “Fjala”, duke e thënë  fjalën e saj  mjaft bukur , dhe bindëshëm. Urime Poete Valbona Kolaveri!!!

 

Nga:Valbona Kolaveri

Me frymë edhe pa frymë
Pa frymë dashurie
kur s’te shoh cdo ditë
Ajri po me mbytet
Frymë të marr nga ti
Cdo natë per ty hap një derë dertësh
Në mur i var pëngjet e friken për ty
Serish ulem në sofren e vjetër
Të pi më fund një gotë plot me frymë
Pa frymë po jam sonte
Pa ty të jem pa ty
Stuhitë po me ftohin trupin
Po pres frymë të marr nga ti
Me frymë edhe pa frymë
Në furtunë edhe në flakë
Dridhun ethesh në dashni për ty
Mesova si me dashtë!
Si në kohë të Zamanit
Si në kohë të Zamanit
Unë mbesa e Zamanes
Po du ndër kroje me la shpirtin
E me zemren të mbeshtjell gjthe arnajte
Shtigjeve të ec me erën që më puth flokët
Shkëmbijve t’u ngjitëm e të rrok botën
Të harlis me barin ti marr erë tokës
Të ngjitëm maje pëmeve ashtu si e vogël
Të mbledh puthje mëngjesesh aty kur bie vesa
Të mbështjell dashninë kraheve me të rënë nata
Eh si në kohë të Zamanit
Unë mbesa e Zamanës
T’u kerkoj shpirtin e t’u puth kujtimin
Rrënjëve të mija aty ku truri me zetekët
Une jam bija juaj
Si at’herë dhe sot unë rrjedh gjakun tuaj.
Metamorfozë
Se kisha kuptu si po vdisja pak nga pak
Ndjeva rrasa guri të ftohta të me shtypin
Me goditen e më mbyten të me regjnin shpirtin
Që sdinte ç’udhe të qoftëlargut kish marrë
Të kullojë kripën e lotëve që u vetgrishen
Tek shikoj vetën si një trung mishi të tharë
Pa shpirt e buzëqeshje që mpikset cdo dekikë
T’i flas vdekjes mike a erdhe per mua me prit
Qepallat ajo të mi mpake , të mos hapen
E sytë në zot në cilin qiell po don me më var
Me shpirt të kryposun në lot e të tham në vaj
Mbështolla me batanije të ngrohja netët
Kisha djersitur të vdes krimbin që kulloi farmak
Per të nxjerrë flatrat e një fluture të re Zane
Rilinda për së dyti, se Zoti asht i madh.
Lule lotesh
Nga zgavrat e territ
Cdo natë dy sy malli nxjerr për ty
Thesin e brëngave të zbrazi
Me lule lotësh që të vijnë si mriza mali
Të të ngrohin atë gur të ftohtë mbi kry
E presin të bëhën vesë me ditën
Lule lotësh të bukura flori.
Harrimi i vetës
E harrova kohesh vetën prej vetës
Këmbëkryq u ula udhëve të zemrës
Mijera nisje mora vec brëngës s’mora tjetër
Imja u la djerrë në honët e harreses
Vetën ndjek nga pas ikjeve pa kthim
Botën ta përplas borxhin t’ia marr
Kohët që kercasin zotat me nxitim
Vetës t’i kthej vetën pëng të zënë në vaj
Vec vetja do më doje më shumë pas kësaj
Shpirtin ti’a kthej , bota le të rëndë si e marrë.
Grimcëza
Të gjësh aty ku s’shihet
do vec shpirt arrihet
që atë dritë ta kesh
Vetëm buzëqesh…
…..
Mësues
Edhe sikur mijra botë të jenë shëmbur në ty
mes fëmijësh ti shkelqen si diell
je dirigjuesi i mijra lindjeve rrëzësh
qiejt ndricon, e në cdo lindje ti vec je aty….
Lakuriq
Lakuriqe mëndja
Dhe syri që të zhvesh
Lakuriqe zëmra
Kur epshët i ndez
Lakuriqe bota
Kur të sheh si do
Lakuriqe gjuha
Kur fjalën nuk e rrok
Dhe pse lakuriq
Trupi mund të jetë
lukuriqe, jepu e paturpë
Shpirtin dreqit mos ja shit.
Vec ateherë s’do të të kenë
Dhe pse lakuriq të panë
Lakuriq le të të duan
Lakuriqët anëmbanë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.