Dy fjalë për autorin e këtij vllimi poetik. i lindur dhe rritur në M.Madhe, pikrisht në këtë trevë, ku “t’tharmin” e poezisë mund ta gjëje kudo në odat Malësore, pa dyshim Marash Gilaj si një intelektual që asnjëherë në rininë e tij, nuk u pajtua me prishësit e këtij “t’tharmi” mbetët një luftëtarë i paepur i lirisë fjalës.
Pregaditi:Gëzim Vuçaj
Në dyert e poezisë , e njeherazi edhe në portën e revistës “Fjala”, trokasin vazhdimisht talente dhe mjeshtër të fjalës poetike.trokitja e tyre fillimisht është e ndrojtur dhe e pasigurt, siç njgjet për këdo kur troket në dyert e një shtepie që s’ke qënë kurrë dhe autoriteti apo hija e të zotëve të shtepisë të duket e rëndë.Me siguri kështu do të ketë ndodhur shumë vitë më parë me poetin tashmë peshë e rëndë e poezisë Shqipe Marash Gilaj.Ky poet I cili falë përvojës , dhe pjekurisë së tij në ndertimin mjeshtëror të vargjëve poetike, tregon se realisht edhe aso kohe, kurë vertetë ç’d krijues kishte ndrojtjen e hijes së “rëndë” të redaktorve, përsëri siç e tregojnë dhe poezit e vllimit ;Po deshe urtësi, këtë “frike” poeti Marash Gilaj e kishte kapercyer që aso kohe.Dhe realisht e citojmë këtë fakt , I cili vihet re dukshëm në përmbajtjën, tematikën dhe kohën kur janë shkruar këto poezi.Kështu vllimi “Po deshe urtësi ka një numër të konsiderueshëm poezish dhe është frut I një pune shumevjeçare të autorit, çka tregon jo ngutjen, thjesht për të botuar një vllim me poezi.Marash Gilaj në këtë vllim poetic qartazi dukët se është shmangur mjeshtërisht skematizmave shabllone, ku rëndom në mjaft poezi , të mjaft autorve vihet re vendosja e vargjeve , jo në vëndin e duhur. Kjo nuk ndodh tek poeti Marash Gilaj, madje vargjet janë ngjitur mjeshterisht në murin e ç’do poezie. Ishte një kohë.
Kur lirinë e burgosën
Pas telave me gjëmba.
Dhe ne shetitëm,
Si kuaj përbrënda,
Ja pra sa bukur tingëllojnë, dhe sa fortë rrinë në poezinë me titull Ishte një kohë këto vargje. Kjo poezi është botuar në qershor 2017 në revistën “Fjala”. Dhe më tej po ndalemi tek këto vargje të cilat realisht jo vëtëm japin urëtësi , por edhe tregojnë peshën e mëndimit të thënë nga autori Marash Gilaj… Dija pa liri
Nuk ka vlerë.
Mos prano të jesh
Një skllav I blerë
Kush nuk bënë
Gjënë e duhur,
Lirinë
E ka të humbur.
Dhe në mbydhje të këtij shenimi të shkurtër rreth vllimit me poezi “Po deshe urtësi, të poetit Marash Gilaj , veçmas të tjerave do thonim ; që autori ka ditur mrrekullisht krahas ndertimit dhe vëndosjes në taban të sigurtë të strukturës, së ndertimit të një poezie, edhe zgjedhjen e subjektit me sfera interesante tematike, ç’ka kjo e bënë poetin, gjithënjë e më bindës, dhe natyrisht vllimin e tij me poezi , një libër që jo rëndom duhët të zërë vënd në bibloteken e sejcilit prej të pasionuarve ndaj poezisë, por të vëndoset me “prioritet” në at kënd gjëndet lehtësisht për ta patur në dorë , gjithëmonë po Deshe Poezi dhe urtësi…