Në realitet veçmas publikimit të emrave asgjë nuk kemi parë deri më tani të prezantohet në publik nga nga kandidatët e Bindjes Demokratike kudo që ata janë listuar në garëb për kryetar bashkie në zgjedhjet e datës 30 qershor. Kështu ka ngjarë dhe me kandidatin për kryetar bashkie i Bindjes Demokratike në M.Madhe z.Pjerin Spathari. Kjo duket qartazi dhe gjatë fushatës elektorale të socialisteve të cilët nuk e cilësojnë thuajse fare si kandidat për kryetar bashkie. Kështu qoftë deputeti Paulin Sterkaj apo kandidati Tonin Marinaj, kudo në takimet elektorale, në fjalimet e tyre shprehen se do kishin dëshirë të kishin një kandidat rival përballë. Ndaj duket se kandidati i Bindjes Demokratike z.Pjerin Spathari i cili më shumë se takime publike po organizon takime individuale, jashtë mikrofonit është shprehur se do ishte i gatshëm për një përballje televizive me kandidatin e PS z.Tonin Marinaj apo dhe atë të PD. Gjithsesi tashmë kur po hyjmë në javen e fundit të fushatës së zgjedhjeve, gjithçka nga kjo kërkesë duket e parealizueshme. Kështu në letër Tonin Marinaj do ketë një rival ndërsa në opinion mbetet i vetëm në këtë garë krejtë të lehtë për tu rikonfirmuar.