PIKTORI E PROFESORI (Zani i larget i nji kujtimi)

0
Lukë Luka
Kur afrojne festat, te vjen natyrshem deshira me kujtu te aferm, miq e shoke, sidomos ato qe nuk jetojne ma!
Nji prej vlerave te njeriut asht kujtimi i mire i tij!
Ferdinand Paci, i cili na la shpejt nga nji aksident i ndodhun ne Theth, ku makina, me te cilen ai udhetonte, ra ne gremine, asht nji prej shokeve, qe kujtohet e nuk harrohet!
Nxanes i shkelqyem ne shkollen pedagogjike.I qete, i dashtun, gjithmone i qeshun dhe i talentuem ne pikture.
Bante skica te vogla vizatimi prej jetes ne shkolle dhe portrete te shokeve e shoqeve here mbas here, te thjeshta me lapse!
*
I paharruem ne kujtesen tone mbetet edhe profesori i matematikes Gaqo Harilla.
Ishte modeli i nji pedagogu serioz, kerkues dhe shume i rrepte si vete landa qe jepte!
*
Keto dite, tuej kujtu piktorin e profesorin ,me erdhi ne mend nji ngjarje qe nuk harrohet:-
Ne nji ore mesimi Ferdinandi, ne sa po vizatonte shokun e tij Petrit Doraci (me tipare fytyre te spikatuna), i cili po pergjigjesh ne tabele, profesori iu afru dhe i mori fleten e vogel te vizatimit.
Ai e veshtroj vizatimin me kujdes e ne te gjithe shtangem e pritnim ne heshtje, pa fryme, te shperthente rreptesija e profesorit?!
Por nuk ndodhi keshtu!
Pa folun, profesori na tregoj ne vizatimin dhe Ferdinandit me ngrohtesi e amelsi i tha:
– More djale, ti ke linde per tjeter gja, jo per matemaike!
Te gjithe u çliruem prej ankthit dhe te gezuem e te entuzizmuem per shokun tone, duertrokitem!..
Profesori i rrepte i matematikes u zbut, ndoshta per here te pare ne kete menyre!
Njerezit ma shume i nderon karakteri se sa mendja!
Fotot marre prej “Pedagogjikasit e 56-tes”(I.Alibali)..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.