PESHTAFET E KUJTESËS

0
Nga:Prënda Sejdia
Këta kodoshët zuzarë të mashtrimit
Bredhin metropoleve si pulëbardha mbi ujëra
Përshtat i bie të pafeut gëzofi i bishës
Edhe ajrin e ndrynë nën thundra të elefantit
Mes misterit e absurditetit trëndafil të mbiu
Azia e vogël vëllazërisht aty mes dhimbjesh
Tej matanë brigjeve u zgjat litari i kohës
Akoma plaku mbret rrjedh tek gjirizi i zi
Me etjen e helmuar ujitën fjalën e hapësirën
Në retrospektivë t’ju kthehesh peshtafëve
të kujtesës
Shkëmbinjtë neolitikë në i zgjosh nga gjumi
Energjitë dot si kontrolluam dëshmitarë koha qe
Frikshëm peng është marrë fati
U prehsh në humnerë ti mpiksja e kryqëzimeve

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.