Poezia me të cilën paraqitem unë në konkursin tuaj është kjo më sipër…
Faleminderit që më pranoni si pjesëmarrës dhe iu komplimentoj për këtë aktivitet shumë të bukur…..Me respekt Qazim Çela……
Nga:Qazim Çela
Më dolën para ca fëmijë gazmor
Tek po kaloja pranë një pallati,
Lule të bukura mbaja në dorë
Do ti çoja mbesës lule nga fshati..
Ma jep një lule ,lëshohen të gëzuar
Fëmijët e lumtur të shkathët si ketër,
Lule të bukura u jap në duar
Për mbesën do mbledh një ditë tjetër..
Marrin lule dhe vrapojnë tutje
Ma jep një lule, të tjerë vijnë pranë,
Por ja që erdhi njeri me një tjetër lutje
Krejt sipas motivit të njohur Migjenian…
“Ma fal diçka të lutem zotëri”
Pashë sytë e tij të lodhur e të drobitur,
I zgjata të fundit lule, ai nuk e mori
“Lulet nuk hahen zotëri, unë jam i uritur…