Nga:Marash Gilaj
Ju që shpikët “Sektin e Rilindjes”
braktisët çdo të vërtetë,
kaluat në eskapizëm.
Na çoroditët me gënjeshtra,
s’na thatë asgjë të drejtë,
përse ju duhet mandati i tretë?
Me njëmijë intriga e marifete,
të katër pushtetet i gllabëruat për vete.
Çudirat ju ndodhin në mes të ditës,
siç është sajimi i opozitës së opozitës.
Vetëm një qeveri hore e mizore,
mund të sillet këso dore.
Pushtet i turpit me barkun lubí,
shkatrruat Shqipërinë për të bërë pasuri.
Ndertuat shtet mafioz,
vendin kthyet në kaos.
Të gjithë i fyeni , i shkelni me këmbë,
pushtetin mbërthyer me thonj e dhëmbë.
Sekti i Rilindjes, fatkeqësi kombëtare,
sundimi juaj, si armë vrastare.
Duhet të kesh lindur e edukuar si kriminel,
Që të mbushësh parlamentin,
çdo bashki e zyrë,
me këta sojsëz, me këtë model.
Ju që vratë shpresën e një populli,
fjalën e lirë,
vetëm punët e pista, dini t’i bëni mirë.
Parlament e bashki, tashmë, njëpartiake,
brënda kuvendit, ushtrohet dhunë e bullizëm,
tregohen batuta afrodiziake.
Motoja juaj: injoro e shpërfill,
Parlamentin kthyer në landfill.
Hej, ju servilë debilë, vipa dhe rripa,
vetëm urrejtjen popullore meritoni,
fytyrat shollë këpuce, ju ka plasur cipa.
Jeni konsumuar, me turp keni dështuar,
Nëna Shqipëri, grabitur e poshtëruar.
Përmbytje nga shiu , përmbytje nga korrupsioni,
ja nxitë faqen atdheut, po na turpëroni.
Megafonë të paturpësisë, simbol i hipokrizisë,
A ka një cak, “Fundi i marrëzisë?”
Policia e partisë i bën roje pushtetit,
mbron ca sharlatanë e burra leshit.
Alarmohen njerëzit nga pasiguria,
krimi bën hatanë, hesht qeveria.
Na kthyet pas në kohë, i shkuat dëm tetë vjet,
dhe dashki të provoni një mandat të tretë!?
Faktet flasin, emocionet gërthasin,
nuk i shihni dështimet , që sytë t’ju plasin.
Drejtësia “e reformuar” arreston të vdekurit,
“Peshqit e mëdhenj” mbeten të paprekurit.
Zhytur vendi në dëshprim,
kudo padrejtësi e shkatrrim.
Ku shkel këmba juaj, aty mbin betoni,
Shtatëdhjetë e katër deputetë, përse i doni?
Kriminalizuat votimet, përdhunuat zgjedhjet,
i grabitët me shantazh, aplikuat blerjet dhe vjedhjet.
Këta rrufjanë politikë, prapë i votoni,
sa poshtë keni rënë, si mund t’i pranoni?
Ku ju shpie mushka , ku ju çon rrota?
vallë, përse ju duhen tetëqindmijë vota?
Verbëria juaj na la pas dyerëve të Evropës,
na quajnë “ delja e zezë”, u bëmë gazi i botës.
Braktiasët integrimin, ushqyet emigrimin,
zhytur e mbytur në skandale, sollët mjerimin.
E kotë të jetosh këtu , përse kemi lerë?
Dhe vazhdojmë të sillemi si skllevër të blerë.
Teatrin nuk e shembi Hitleri as Enveri,
si mund të shkoni pas djallit, ku ju pret ferri.
Në këtë vend e në këtë tokë,
të jetosh me nder qënka e kotë.
Ku mund të shkoni me këtë gërdallë?
Me qeverinë që meriton emrin Rrumpallë.
12 Tetor, 2020