PËRROI I VRAKËS NDOT LIQENIN E SHKODRËS

0

Përrenjtë e fshatrave dhe kanalet kulluese kanë rënë pre e ndotjes ambientale.Përroi i Vrakës ndër vite ka qënë i shënjëstruar si vendqëndrim i mbeturinave.Mirëpo ai po ndot në masë edhe liqenin e Shkodrës.Pirgje mbeturinash depozitohen çdo ditë në breg të Liqenit të Shkodrës. Një nga burimet e së keqes vjen nga zona e quajtur Vija e Vrakës.Panorama është e trishtë. Është një përrua që ndan kufirin midis Bashkisë së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.Për këtë arsye gjendja mbetet e pandryshuar, teksa asnjë prej titullarëve të 2 bashkive, ndër vite nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e bregut të liqenit në zonën e Vrakës. Kjo papërgjegjëshmëri e banorëvë shpesh-herë ka sjellë dhe katastrofa ekologjike.Nuk është hera e parë që kemi të bëjmë me situatë të tillë.Për më tepër po shkatërrohet edhe një nga passuritë më të mëdha natyrore, si është liqeni I Shkodrës.Rrjedhja e përroi të Vrakës i merr përpara mbeturinat dhe i depoziton në liqen.Vija e vrakës është zonë neutrale mes Malësisë së Madhe dhe Shkodrës ,ndaj ka bërë që akush nga drejtuesit e bashkive respektive të marrë ndjenjën e fajit.Megjithatë nuk ka nevojë për shumë komente në këtë rast, pasi pamjet tregojnë qartë gjendjen e krijuar dhe ndotjen që i bëhet liqenit të Shkodres.Kështu vazhdon kjo histori pa i dalë asnjëri përzot, ndërsa ndotja vijon cdo ditë.Megjithatë nuk ka nevojë për shumë komente në këtë rast, pasi pamjet tregojnë qartë gjendjen e krijuar dhe ndotjen që i bëhet liqenit të Shkodres.Kështu vazhdon kjo histori pa i dalë asnjëri përzot, ndërsa ndotja vijon cdo ditë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.