PERKUJTOHET 74 VJETORI I LUFTËS ANTIKOMUNISTE TË KELMENDIT

0

Siç është bërë “traditë” prej vitesh në Tamare , në qendren e njësisë administrative (të Kelmendit) , u perkujtua 74 vjetori i luftës antikomuniste të kësaj trevës duke perkujtuar e nderuar martirët e kësaj lufte per liri e demokraci dhe amanetin e tyre. Kelmendi siç dihet ka qënë votra e shkëndisë dhe vazhdimsisë të kryengritjes së parë antikomuniste , në Shqiperi dhe në të gjithë Europen ku komunizmi me gryken e pushkës kishte kapur pushtetin , qeverinë e shtetin. Kelmendi në ato kohë të zjarrta nacionaliste e antikmuniste kishte qenë edhe treva që i rezistoi më shumë e më gjatë një ushtrie të tërë të komunistëve , të organizuar e të armatosur me armë dhe me një urrejtje patologjike kundër Kelmendit dhe prijësit të saj , piramidës së gjallë të kufijëve Prekë Calit e shokëve të tij nacionalist, organizim e urrejtje që nuk ishte parë asnjëherë te komunistët në “luften” kunder nazi-fashistëve…Lufta antikmuniste e Kelmendit kishte filluar 14 janarin 1945 dhe do të zgjaste per mbi një muaj , per t’u “zevendësuar” me një rezistencë të heshtur antikomuniste që do të zgjaste aq sa komunizmi enverjan sundoi Shqiperinë… Në perkujtimin e kesaj ngjarje historike e heroike perveç dhjetra banorëve kelmendas kishin ardhur edhe antari i kryesisë së Partisë demokratike të Shqiperisë z.Tomorr Alizoti , presidenti i Unionit mbarkmbëtar të ish denuarve e persekutuarve politik z.Besim Ndregjonaj , kryetarja e keshillit qarkut Shkodër znj.Greta Bardeli së bashku me N/kryetarin z. Maxhid Cungu , deputeti prof.dr. Romeo Gurakuqi , Zv/kryetari i bashkisë Shkoder z.Arben Gjuraj , kryetari i PD-s Malësi e Madhe z.Anton Kokaj e tjer. Fillimisht u vendosen kunora me lule pranë memorialit me emrat e martirëve nacionalist e antikomunist , dhe pastaj u mbajt një minut heshtje në nderim të martirëve të Kelmendas. Moderatorja e ketij aktiviteti pas disa fjalëve hyrëse per ketë ditë perkujtimore , ja dha fjalen kryetarit të Unionit mbarkombëtar të denuarve e persekutuarve politik , dega Malësi e Madhe z. Luigj Gega , që njekohesisht në bashkëpunim me kelmendasit janë edhe orgagizatoret e kesaj veprimtarie perkujtimore. Z. Gega në fjalen e tij evokoi heroizmin e kelmendasve dhe malësorve në luften e drejtë e heroike antikomuniste , duke vënë theksin në amanetin që keta trima të martirizuar me në krye Prekë Calin , Gjekë Selcen , Gjergj Lul Tomen , Dedë Gjon Bajraktarin e tjer na kanë lenë per të mos u bashkuar kurr me dreqnit e kuq komunist apo pjellat e tyre që sot me emër të ndryshuar i kemi në pushtet , qeveri e shtet. Z.Gega në fund të fjalës tij bëri thirrje per tju bashkuar protestes së 16 shkurtit të organizuar nga Partia demokratike dhe opozita , kunder qeverisë së Edi Ramës , që po grabit shqiptaret dhe po u vret shpresen per të jetuar në vendin e tyre. Mbas z. Gega fjalen e mora unë autori i ketij reportazhi , ku në pergjithsi evokova luften heroike të nacionalistëve e antikomunisteve të Kelmendit dhe mesazhin e kesaj lufte per sot. Gjithashtu “paraqita” librin tim ; Malësia e Madhe Kundër… , libër që i kushtuhet kryengritjes së parë antikomuniste në Shqiperi dhe në të gjithë Europen. Ku në ketë liber jam munduar të memorizoi historinë e luftes antikomuniste të Malësisë Madhe e më gjërë , si dhe emrat e atyre që e udhehoqen dhe u martirizuan per liri e demokraci. Më pas fjalen e mori deputeti e historiani , prof. dr. Romeo Gurakuqi , i cili solli në kujtesë një historik të shkurter të luftes nacionaliste e antikomuniste të Kelmendit , të bazuar në dokumentet arkivore të shtetit , si dhe emrat e kriminelëve komunist prokuror , gjyqtar e tjer , që si vegla qorre kishin denuar dhe ekzekutuar ajken e nacionalistëve të Kelmendit e më gjërë. Gjithashtu z.Gurakuqi kujtoi se sot janë në pushtet pikrisht trashigimtarët e ketyre kriminelëve komunist. Në fund të fjalës tij z.Gurakuqi bëri thirrje për pjesmarrje në protesten e 16 shkurtit në Tiranë. Në vijim të ketij aktiviteti pershendeti z. Anton Kokaj (kryetari i PD-s M.Madhe) i cili perveç perkujtimit e nderimit të kesaj ngjarje e martireve të saj , në fjalen e tij ai bëri thirrje per pjesmarrje në protesten e 16 shkurtit. Gjithashtu pershendeten këtë aktivitet perkujtimor me fjalë nderuase e respektuese per Kelmendit dhe martiret e tij , z.Tomorr Alizoti , znj.Greta Bardeli , Besim Ndregjonaj dhe z.Ramadan Likaj , i cili është edhe kandidati potencial per kryetar të Bashkisë Malësisë Madhe si perfaqesues i PD-s dhe opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit 2019. Në emer të shoqates të ish persekutuarve politik të Kelmendit bëri një pershendetje të veçant z.Prekë Pllumbi. Aktivitetin në perkujtim të 74 vjetorit të luftës antikomuniste të Kelmendit e mbylli sekretari i Unionit…dega M.Madhe z.Rexhep Curri , i cili pasi falnderoi pjesmarrësit , veçanarisht autoritetet e sipercilësuara ,bëri thirrje per pjesmarrje në protesten e 16 shkurtit në Tiranë , dhe shprehu besimin në fitoren e shpejtë të PD-s dhe opozitës kunder mafies komuniste në pushtet.
Aktivitetin e “shoqeruan” edhe mediat e njohura “Zëri i Amerikës” me gazetar z.Pëllumb Sulo dhe TV-Kopliku me gazetar z.Gëzim Vuçaj e tjer.

Nga: Ndue BACAJ

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.