PËRKUJTOHET 74 VJETORI I KRYENGRITJES SË M.MADHE

0

Është përkujtuar në Malësi e Madhe 74 vjetori i kryengritjes së parë anti-komuniste ku ranë martirë dhjetra burra me në krye heroin Llesh Marashi. Kjo ngjarje perkujtohet çdo vit në qytetin e Koplikut, si kryeqëndra e treves M.Madhe. Në këtë aktivitet merrnin pjesë figura të njohura të Malësisë së Madhe, familjarë të këtyre martirëve por edhe deputeti i qarkut të Shkodrës Romeo Gurakuqi, kryetari i PD M.Madhe Anton Kokaj, presidenti Unionit të ish të perndjekurve politikë mbarëkombëtarë Besim Ndregjoni e tjerë.
Në fjalën e tij deputeti demokrat u shpreh se e gjithë elita e vendit pjesa më e madhe nga Shqipëria e veriut është goditur masivisht nga regjimi diktatorial ku të njëjtën gjë po bëjnë edhe pasardhësit e tyre të cilët janë në pushtet. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike në Malësi të Madhe, Anton Kokaj, tha se duhet të përpiqemi ta nxjerrim të vërtetën në shesh të këtyre burrave dhe të përballemi me ato që mundohen ta fshehin këtë të vërtetë. Ndër të tjera Kokaj siguroi mbështetjen dhe kontributin e tij ndaj kësaj shtrese. Ndersa njëri prej kandidatve të PD per kandidat per kryetar Bashkie z,Ramadan Lika, është shprehur se vetem të bashkuar vlersojme dhe respektojmë këtë ngjarje, dhe për më teper i japim vleren e duhur demokracisë sonë ende të brishtë. Këta martirë sakrifikuan jetën për liri dhe demokraci, duke mbrojtur trojet e tyre e sot ka ardhur koha të ngrëjmë zërin më fort se kurrë e të bëjmë historinë u shpreh këshilltarja e bashkisë Malësi e Madhe
Mimoza Rexhvelaj njëherësh edhe ish e përndjekur. Në sajë të rezistencës ndaj diktaturës më të egër që ishte instaluar në Shqipëri, 74-vite më parë regjimi komunist torturoi barbarisht në burgjet më të egra komuniste të asaj kohe, duke i internuar, helmuar, vrarë dhe pushkatuar. Gjatë ketij aktiviteti ështe promovuar edhe libri i historianit Ndue Bacaj me Titull: Malesia Kundër. Në këte liber gjenden fakte dhe emra personalitetesh që u torturuan dhe masakruan nga rregjimi komunist. Në fund të kesaj veprimtarie, ka qenë kryetari vendor i Unionit Luigj Gega i cili së bashku me të tjere koleg iu kanë dorzuar çertifikatë mirënjohje disa prej familjeve dhe personave më ëmer në M.Madhe.
Ku familjaret e tyre janë ndjerë krenarë per këtë vlersim.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.