PËRKUJTOHET 74 VJETORI I KRYENGRITJES ANTIKOMUNISTE TË POSTRIBËS.

0

“Kush të dojë e kush të mundet…”, ishte kushtrimi që i dha jetë Kryengritjes Antikomuniste të Postribës 74 vjet më parë. Burra të njohur për besë, bujari e trimëri nga Shkodra, Postriba, Malësia e Madhe, Puka etj., i’u kundërvunë me armë në dorë diktaturës komuniste.

Rezistenca e Shkodrës dhe e shodranëve sapo kishte nisur dhe nuk u ndërpre deri me 22 mars 1992, kur sistemi diktatorial ra. Ishte një luftë e gjatë dhe me shumë heronj e martirë, për të cilët sot ndjehemi krenarë dhe përkulemi me respekt e mirënjohje nga Postriba.
Të parët në Europën e Lindjes, ata e kuptuan rrezikun që i vinte Shqipërisë nga diktatura komuniste. Prandaj, përpjekja jonë vazhdon, edhe 74 vite pas Kryengritjes Antikomuniste të Postribës.
E kemi për detyrë që ta bëjmë Shqipërinë pjesë e familjes së madhe të Europës së Bashkuar, pjesë të kombeve më demokratike të globit. Kështu përmbushim edhe amanetin e heronjve dhe martirëve që u flijuan në altarin e Atdheut!

Nga fjala pëershendetse e kryetares së Bashkisë  Shkoder  Voltana Ademi;

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.