Është përkujtuar në Malësinë e Madhe masakra e Koplikut ku 72 vjet më parë mbetën të vrarë nga regjimi komunist 6 persona ndërsa u burgosën 56 të tjerë. Besim Ndergjonaj, president I unionit mbarëkombëtar të ish të persekutuarve politik të Shqipërisë kërkon që në këtë 72 vjetor të jepet llogari për këtë ngjarje.Kryetari I unionit në Malësinë e Madhe z. Luigj Gegaj ,shprehet se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një dëshmi për krimet e komunizmit të asaj kohe.Ndërsa, kryetari I PD në Malësinë e Madhe, Anton Kokaj shpreh përkrahjen e vazhdueshme të kësaj dege ndaj familjeve të të persekutuarve.madje i kas ftuar ish të pësekutuarit politikë të lënë menjëanë , çdo shqetsim personal, dhe të bashkohen me Pd dhe qendrimet e saj politike për të shporrur këtë klikë qeverisëse të korruptuar.Masakra e Koplikut u urdhërua nga ish ministri i brendshëm i asaj kohe Koqi Xoxe ku u arrestuan 56 persona dhe u vranë 6 të tjerë me pretendimin se kishin formuar një organizatë politike “Shqiponja me dy krerë”.Ky aktivitet perkujtues i kësaj ngjarje masakre të 72 viteve më parë, duhet të sherbejnë si një kujtesë historike në memorien e të gjithve.Pushtetaret e sotwm , jo vetëm nuk kanëlidhje me ish të persekutuarit, por duke penetruar sipas kohërave, kanë shfrytzuar dy llojet e pushteteve herë djathtas e herë majtas, sipas interesit të xhepit të tyre. ky ishte në tersinë e vetë perceptimi i antarve të kësaj shoqate.