PËR FAMILJEN SHPELLZAJ ËNDRRA BËHET REALITET . . .

0

JETE TJETER Nr. 20

Lufta me skamjen, varfërinë, apo edhe vështërsitë e tjera të jetës, gjithënjë mbeten një fushë beteje, ku ne të gjithë se bashku kërkohet të bëhemi një ushtri e madhe për ta fituar këtë luftë.Vetëm kështu, sëbashku të gjithë nga pak ia dalim. Këtë fakt tashmë emisioni Jete Tjeter, e ka vërtetuar më së miri, falë këtyre 20(njëzet) javëve bashkpunimi. Ku vërtetë i’a nisëm thuajse vetëm, por rrugës u bëmë shumë bashkë. I kemi cituar edhe herë të tjera që nga bizenesmeni Paulin Doda, si dhe Shoqaten Prek Cali në Amerikë, Duart e Hapura po në Amerikë me president Aleksander Nilaj, Ura e Bashkimit në Itali, Vëllezërit Peri, apo Sabiel Vushaj, e veçanarisht dy Petritat, i pari Petrit Melakuqi në Amerikë e Petrit Gjinaj në Itali, si dhe mjaftë të tjerë, të cilët të gjithë në një frontë, secili mbrenda mundësive të tij ka kontribuar për të rrugëtuar pa u ndalur në emisioni Jete Tjeter…..sink( pamjet e dhurates tek familja Nilaj). Ndërkohë që kësaj rradhe mrekullia vetë e shkallës më të lartë e humanizmit dhe solidaritetit njerëzorë ka zbritur nga Kosova Kreshnike në qytetin e Koplikut. Të gjithë e mbajnë mend, disa javë më pare, ne patëm trokitur në familjen Shpellzaj, kjo grua me femijët e saj aso kohe shprehej, vetëm një shtëpi për këta fëmijë . . .

Dhe vërtetë ja Shoqata humanitare Feniks, ka zbritur si një dhuratë e zotit nga qielli, për t’ju bashkuar emisionit Jete Tjeter dhe tanimë ja si shprehet e zonja e shtëpisë e cila ëndrrën po e shikon se si behet realitet. Por ajo që vlen te theksohet është fakti se këtë financim për ndertimin e kësaj shtëpie e kanë mundësuar një grup grash humanitare, me zemër të madhe, nëna shqiptare që jetojnë dhe banojnë prej vitesh në Suedi . . .
Njëri nga themeluesit dhe drejtuesit e shoqatës Feniks, një burrë i moshuar, një kosovar që vjen nga mbiemri legjend i Shqiptarisë, Jashari, pikërishtë ish-luftëtar i UCK, Milaim Jashari sot në qytetin e Koplikut ka prezantuar humanizmin dhe solidaritetin njerëzorë . . . sink
Njeriu që tregoj të vërtetën e skamjes dhe mjerimit të kësaj familje, drejtuesëve të shoqatës humanitare Feniks, është diplomati dhe njeriu që nuk e ka veshur petkun e diplomatit për të shitur mënd, por për të mundësuar punë të mira për vendlindjen e tij, qytetin e Koplikut dhe mbarë Kombin, e ky është sekretari i parë i Ambasadës sonë në Kosovë, Bruno Rexha …

 

Ndërsa punimet vazhdojnë me intensitet për të mundësuar sa më shpejt të jetë e mundur dorzimin e çelsave të shtëpisë, familjes Shpellzaj, ne duhet të vijojmë sërisht tregimin e asaj që cituam në fillim, rritjen e rreshtit të vullnetarëve kontribues sëbashku me emisionin Jete Tjeter. Ja ka qënë i menjëhershëm edhe mbështetja e njërit prej biznesmenëve Malësor, pikërisht Cin Leci i cili u solidarizua me ne, për të kontribuar nëpërmjet Beton Plus, me betonin për të heldhur soleten e kësaj shtëpie. Por teksa ne të emisionit Jete Tjeter ndihemi vërtetë mirë për këtë afrim dhe bashkpunim, çka do të thotë dhe një familje po e rëndisim në jetën normale, ndaj dhe po organizohemi për një inagurim festiv, disi ndryshe nga çdo herë tjetër edhe kryetari i Bashkisë, Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, ka theksuar …

E pra, ashtu siç e kemi theksuar edhe herë të tjera, ne nuk ndalemi, por vazhdojmë, me besimin se armata e vullnetarëve gjithënjë do të rritet. Perseri do të jemi diku tjetër . . .

Gëzim Vuçaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.