Gjashtë drama të publikuara tashmë në një libër, nuk janë pak për të percjellë lajmin e mirë nder lexues të zellshëm, se një zë krejt i veçantë i shtohet “korit” të dramaturgjisë Shqiptare. Kështu do të shkruante në parathenien e tij redaktori i këtij libri Dashamir Cacaj dhe realisht autori i këtij libri me gjashtë drama Marash Çukaj, e ka gjetur vertetë “logun” bosh për të kercyer këtë valle. Krahas dramaturgut me famë kombëtare në Shkoder Fadil Kraja, nuk besoj të gjëndët një tjeter autor Malësor dhe jo vetëm që të këtë shkruar njeherazi dhe botuar në një liber të posaçem gjashtë drama njëherazi. Kjo për më tepër kur kohët e fundit dramaturgjia Shqipe , sikur është pak difiçitare. Ndaj nese gjithë këto kohë kemi dhe një tjeter Malesor të suksesshem në zhanrrin e komedisë , tashmë Marashi lëshon në fushen e “lojës” gjashtë drama. Kështu drama e parë e listuar në këtë libër është: I huaj në shtepinë e vet, dramë kjo në dy pjese dhe kater akte. Si gjithënjë në qënder të vëmëndjes plaga e vjeter dhe e re emigracioni, është trajtuar mjaft mjeshtërisht nga autori në këtë dramë. Ndërkaq drama tjetër, titullohet: Babë, ka kjo vajzë? Apo Zëmër që fal.. si dhe tre dramat e tjera në familje … Plagë të kohës, Ringjallja e një Nate. Natyrisht në këtë info nuk po ndalemi për të folur rreth tematikave të të gjitha këtyre Dramave , sepse do jetë lexuesi ai që do të japin ,mendimin e vet pasi ti ketë lexuar. Ndaj “Pema e Lotëve” mbetet një mundësi e bukur, për tu njohur me këto vepra, që natyrshem e bukura do jetë kur të vihen në skenë.