Ish-kandidati për Primaret për bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti tashmë mban një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike.
Postimi i plotë:
Nderim dhe përgjegjësi, vlerësim dhe sfidë njëkohësisht ndjeva sot kur anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë të Partisë Demokratike më votuan unanimisht në pozicionin e Drejtuesit.Besimin e dhënë përmes votës nga miqtë, kolegët dhe Profesorët e mi, është thirrje për të punuar edhe më fort drejt hartimit dhe mbështetjes së alternativës qeverisëse shëndetësore lokale dhe qendrore.Me pacientin në qendër dhe shëndetin në fokus çdo sfidë kthehet në objektiv për t’u tejkaluar me punë, mund, besim dhe pastërti.
DEKLARATA E PD
Partia Demokratike është duke vijuar proçesin e zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve. Mbrëmë u përmbyll procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë.Në krye të tij u zgjodh me votë unanime z. Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar. Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë.
PD uron suksese z. Alimehmeti dhe antarëve të Departamentit ne detyrën e tyre të rëndësishme!