Partia Demokratike e Shqipërisë,
Dega Malësi e Madhe,
Të dashur demokratë e demokrate,
kemi qëndruar bashkë përtej çdo vështirësie dhe sot më shumë se kurrë urtia, forca e mençuria juaj janë shembulli më i mirë se Partia Demokratike është duhet të qëndrojë mbi gjithçka dhe mbi cilindo.
Të gjithë së bashku, me energjinë, vullnetin e mençurine e duhur do të tregojmë se burrat e gratë, demokratët dhe demokratet e Malësisë së Madhe dijnë të tejkalojnë çdo pengesë, dijnë të mbajnë përgjegjësinë e këtij momenti përball kundërshtarit tonë politik Edi Ramës.
Ky është momenti, kjo është koha, kjo është ora kur çdo demokrat e di se vetëm duke qëndruar së bashku, duke punuar për një kandidat të përbashkët pa humbur kohë mund ti kthejm zgjedhjet e 14 majit në një ditë fitoreje!
Të gjithë së bashku, demokratë e demokrate për Partinë Demokratike!