
Patrioti Pashko Vasa është rikthyer simbolikisht në Shkodrën e tij.

Bashkëpunimi i Bashkisë Shkodër me kontributin dhe angazhimin e Fondacionit “Shqipëria Tjetër” me drejtues gazetarin e mirënjohur Marin Mema, ka mundësuar rivendosjen e bustit të Pashko Vasës në lulishten që mban emrin e tij.
Është detyra jonë të vlerësojmë ngjarje e personazhe me kontribute për Shkodrën e Shqipërinë dhe t’i vendosim në vendin e merituar jo vetëm në historinë tonë, por edhe vizualisht, siç është busti i bronxtë i Pashko Vasës.